Rama-Basha, kullat, dhe artistët në mes

29 Korrik 2019, 14:21Blog TEMA

Nga Bledi Lumani 

Teatri Kombëtar nuk është një ndërtesë që bie në sy për estetikë. Nuk është as funksional, pasi, me qëllim apo jo, ka degraduar si godinë. 

E vetmja vlerë e tij, është ajo copë toke, të cilën disa aktorë, regjisorë e aktivistë civilë, i kanë dalë për zot dhe thonë se nuk e lëshojnë edhe sikur të duhet të luftojnë, a thua ua ka lënë baba me tapi.   

A duhet prishur a jo, a duhet ndërtuar nga fillimi a duhet rikonstruktuar, a duhet që bashkë me Teatrin e ri, të lejohet edhe ndërtimi i kullave, është debat thellësisht administrativ dhe politik, pse jo edhe shoqëror. 

Por, kurrsesi ky nuk mund të jetë një debat kulturor, dhe do të ishte më e ndershme që opozita të ishte vënë që në fillim në krye të kësaj beteje, duke mos përdorur fillimisht disa artistë dhe aktivistë të asociuar pranë saj, dhe më pas të shfaqej zyrtarisht edhe vetë, siç po ndodh tani. 

Këtu bëhet fjalë për planin zhvillimor të qytetit, dhe kryesisht të qendrës së Tiranës, të cilën Rama në mendjen e tij e ka projektuar me kulla. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me çështjen e godinës së Teatrit, por me projektimin e qendrës së kryeqytetit me kulla. 

Ndaj dhe debati e beteja duhet të jenë thellësisht politike, pasi nga një anë kemi Ramën me idenë e tij të kullave, dhe nga ana tjetër kemi opozitën që kundërshton.

Kush do ta fitojë këtë betejë pastaj, mbetet për t’u parë. 

Por përfshirja e disa artistëve për të ruajtur muret e një godine, e cila është pjesë e një plani të qartë në kokën e kryeministrit, është thjesht një përdorim në betejën politike mazhorancë-opozitë, që po iu bëhet atyre. 

Beteja e artistëve, duhej të ishte ajo brenda atyre mureve. 

Dhe këtë betejë ata e kanë humbur prej kohësh.  

Ishte trishtuese, që për herë të parë në këto vitet e fundit ta shihje atë Teatër plot, vetëm për “inat” të Edi Ramës. 

Se kënaqësi, ka kohë që nuk sjell më as Teatri, dhe as ata që qëndrojnë gjithë natën për të ruajtur muret e tij, të cilat janë shembur me kohë prej mediokritetit që shfaqet aty, por që askush nga këta që ruajnë kolonat fizike të këtij Teatri, nuk duan, ose nuk pranojnë ta shohin. 

Këta e kanë mendjen si të mbajnë në këmbë kolonat e Teatrit, ndërkohë që ai i ka zënë prej kohësh brenda. 

Dhe ndaj tani merren me mure prej llaçi e tulle, se për art e Teatër është vështirë të flitet me ta dhe për ta.  

Se jo për gjë, por ende pas tre dekadash nga rënia e komunizmit, të vetmet shfaqje që mbahen mend nga Teatri dhe që shihen me dashuri, janë “Pallati 176” apo “Shi në plazh”. 

Ndërsa këtyre që merren me muret e Teatrit nuk iu mban mend asnjeri ndonjë shfaqje në Teatër e as ndonjë rol në filma, dhe tani janë kthyer në “aktorë” politikash, kush me Ramën e kush me Bashën. 

Vetëm se, kush dështon në Teatër, vështirë se mund të bëjë hajër në politikë!  

  

6 komente në “Rama-Basha, kullat, dhe artistët në mes”

  1. lalai says:

    Shqiptarët 1 popull bythëlëpirës…..Profesionist !!!!
    Bythëlëpirës ata që duan të prishet dhe Bythëlëpirës ata që nuk duan të prishet!!!!
    Askush nga këta BYTHËLËPIRËS të të dy krahëve pro dhe kundra nuk flet se si do të ndërtohet T.K?Çfare projekti ka,kush do ta ndërtojë…etj?
    A do të ketë KULLA T.K si te Stadiumi Kombëtar i 1 populli BYTHËLËPIRËS e pa Dinjitet!!!!
    Rroftë BYTHËLËPIRJA,Rroftë populli TRIM TRAP e PARTIDASHËS Bythëlëpirës Shqiptar!!!!

  2. gimi says:

    O z. Bledi , ky problem eshte pak politik dhe shume ekonomik . Lulzim Basha qe shquhet si njeriu qe nuk din te beje asgje dhe kryedembel hajdut kriminel mendon ah si nuk me shkoj mendja mua ta kisha filluar e ti rrusha ato para tashti po mi merr Edi dhe Erjoni dhe mendon qe ba me ma faĺ Rama karriken e kryeministrit nuk kam asgje per te vjedhur .Edhe per nje gje habitem qe ndodh ketu tek ne qe : Shumica qeverisese pra qeveria qe ka per detyre te ndertoje te projektoje te vendos per zhvillimin e vendit u dashka te pyes opoziten a ta ndertoj kete apo ate objekt kete apo ate rruge etj , ku eshte pare kjo more velleźer vetem tek kjo opozite ndodh qe edhe nuk merr vesh nga asnje pune .

  3. Buda says:

    Tirana ka qene e bukur sepse nuk kishte kulla; kullat jane nje marrezi qe kane shemtuar qytete dhe kryeqytete te medha te botes.

  4. paradoxal says:

    Pse thua qe “kush deshton ne teater veshtire se mund te beje hater ne politike”? Kemi rastin e Arben Imamit qe ne teater ishte deshtim total por qe politikes ia pa hajrin.

  5. ardi says:

    opinione mund te japi kush te doje po per te vendosur vendosin profesionistet…kjo eshte politike perfituese monetare vetem….historianet e arkitektet jane ata qe vendosin nese duhet ruajtur apo jo teatri. sa per zhvillimin kullar te qendres eshte vazhdim i idiotizmit dhe varferise apo bythlepirjes qe mesa duket vazhdon e do vazhdoje…tirana eshte shkaterruar tashme ….

  6. Jimi says:

    Eshte me te vertete tragjikomike, per t’mos thene estrade e amatoreve te kooperativave bujqesore!? Keta “artiste profesioniste” protestojne dhe thone, se nuk do te lejojne kete diktator, Ramen te prishi teatrin se ai do e ndertoj teaterin modern, por bashke me te do te ndertoje 5-6 kulla perbri tij!? Problemi ketu shtrohet , qe keta “artiste”, 5, 10, apo 15, jane te vetmit pronare te teatrit, kur ka me qindra te tjere qe kerkojne shembjen e tij!? Keta “artiste” jane anetare te keshillit te rregullimit te territorit? Keta “artiste” jane anetare te keshillit bashkiak te Tiranes, apo deputet te parlamentit shqiptar, te zgjedhur e mandatuar nga populli, te cilet kane per detyre te mbrojne interesat e komunitetit qe i ka zgjedhur? Me sa di keta jane rrogetare, ata me te vjetrit te cilet kane punuar ne kohen e xhaxhit, me te vertet e kane merituar rrogen, pasi kane ber art! Po keta “artistet” e rinje qe nuk i njeh as drejtusi i institucionit, jo me publiku artdashes, cfare kerkojne? Kane merak per kete karakatine, apo kane hallin se mos bashke me karakatinen shembet edhe rroga e tyre per”artin e parazitit”?
    Ndersa akuza qe i behet Rames se me shembjen e teatrit fshihen interesa klienteliste per nderimin e kullave, mund t’ju them vetem nje gje! Nese Rama eshte vertet diktator sic e akuzoni, po e pati kete mendje, sic ju pretendoni, nuk do te mundni dote ta ndaloni. Diktatoreve per nje gje te tille as u tundet qerpiku. Diktatori Berisha sebashku me oborrtarin e tij Basha vrau 4 njerez te pafajshem dhe jo vetem qe nuk e prishi gjakun, por edhe kercenuan me vrasje te tjera dhe me pas vazhdoi te sundoje edhe per tre vjete te tjere!? Ju mendoni se “diktatori” Rama nuk i nderton dote ato kulla per te cilat ju pretendoni, pa prishur teatrin? Ju mendoni se protesta e juaj do ta zbythe “diktatorin” Rama dhe do ta ndaloje ate te ndertoje ato kulla qe juve “artisteve te rregullimit te territorit” nuk ju pelqejne? Ju genjen mendja! E fundit! Ju “artistet ” po mbroni teatrin nga shembja, apo po doni te shembni kullat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje