Lulzim Basha shfaqet krah çunit të Fahriut: Ky kryeministër nuk e ka të gjatë jetën politike

30 Korrik 2019, 17:32Politika TEMA

Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka jetën e gjatë politike.

Gjatë një takimi në Pogradec, Basha foli për krizën e mbledhjes së të ardhurave nga qeveria si një sëmundje e përkeqësuar dukshëm pas vitit 2014.

Kreu i opozitës tha se taksat e rritura dhe favorizmi i paligjshëm i klientëve të Ramës janë dy nga faktorët kryesorë që kanë penalizuar biznesin.

“Ndërsa bizneset e vogla dhe të ndershme goditen me policë dhe me taksa të larta, miqtë e qeverisë, klientët e saj dhe oligarkët e Ramës gëzojnë ligje speciale për ulje taksash.”- u shpreh Basha, i cili renditi 3 pasojat më të rënda për ekononinë e shqiptarëve.

1. “Sot biznesi i vogël ka ulur qepenat, i falimentuar nga TVSH 20 perqind.

2. Sot papunësia është në nivelet më te larta, sepse bizneset po mbyllin dyert prej konkurencës së pandershme dhe taksave të larta.

3. Sot konsumi është në minimum, sepse shqiptarët janë më të varfër.

“Kryeministri që përdor policinë për të grabitur zgjedhjet e për të mbajtur pushtetin, që e dërgon në dyert e biznesit, që policinë e ka kthyer në kompani private nën shërbimin e tij personal, nuk e ka jetën politike te gjatë. Fundi i këtij shteti policor është i afërt dhe është zotimi im si kryetar i Partise Demokratike për të hequr kërbaçin nga biznesi e për të rikthyer konkurencën e lirë.”-tha Basha.

Lideri i opozitës u kërkoi demokratëve në të gjithë Shqipërinë të informojnë qytetarët për 3 shtyllat kryesore të platformës probiznes të Partisë Demokratike.

1. Biznesi do të ketë një pullë fiskale që tregon që janë kryer detyrimet ndaj shtetit dhe e asnjë zyrtar shteti nuk do të abuzojë me kontrollet ilegale. Asnjë polic nuk do guxojë të dhunojë biznese dhe sipërmarrje.

2. Ne do të ndërmarrim nismën e uljes së taksave për bizneset dhe për të përmiresuar klimën e biznesit në vend.

3. Taksa 9% mbi të ardhurat dhe tatim fitimin, si dhe shmangia e patrullave gjobëvënëse, taksë 0 për biznesin e vogël. Një paketë e plotë incentivash fiskale në shërbim të biznesit dhe investitorëve.

6 komente në “Lulzim Basha shfaqet krah çunit të Fahriut: Ky kryeministër nuk e ka të gjatë jetën politike”

  1. Alidemsi vjeter says:

    O Pallosh Okllaia ndiqe Edin….. duke pritur qe ishalla ti bien Bolet qe ti hash ti “ne tavoline”….

  2. Lulash Suma KM i Astirit says:

    Pirdh o idiot te shfryhesh. Me te birin e Fahros do vdesesh duke ulerritur rrugeve si qen I zgjebosur.

  3. CUNI FAROS says:

    PERRALLA ME MBRET JEMI TEJNGOPUR .ME CUNIN E FAROS E BEN ME BINDESE.FARUA SHERBETOR I PPSH SOT I SHERBETOR I USB ME SALILOVICIN NE KRYE ARGATIN E MILLOSHIT.

  4. Luli says:

    Ha bajga ha se te bejne mire. Tani nuk ke asnje pushtet o mavri. Edhe ne ato pak bashki qe kishe disa te punesuar, s’do ti kesh me.
    Ja arrite ta shkatertoje PD-ne.

  5. MH says:

    Gjithe keto te zeza qe ia rreshton Ramos dhe qeverise.Cfare mutin ban qe derdellise nga mbremja ne saba qe nuk pushton karrigen e kryeministrit.Ku populli te brohorasin rrofte………Krimineli!

  6. Koco says:

    Ky e meriton plotësisht të qënit Qen Mërxho që me nder leh shumë po me nder të ha m… .besoj se tashmë ka vajtur në fis dhe identitet , e thëm ketë me bindje se vetëm ketë punë mundet të bëjnë keta rezia , këta delenxhinjë , këta palo e halabakë të pa skrupuj . që u bënë të neveritëshëm për gjithë shqiptarët e botën .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje