Vajzat e reja po mbulohen sa vjen e më shumë në plazh nga frika e ngacmimeve, sugjeron një raport i kohëve të fundit.
Sipas një sondazhi rreth 5.000 grave të Institutit Francez për Opinionin Publik, numri i femrave që dalin në plazh topless ka rënë ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit, nga 29% në 19%. Duke i analizuar më tej këto shifra, është dalë në përfundimin se lëvizja #MeToo ka pasur mjaft ndikim. Pa dyshim që frika nga fotografitë e padëshiruara që përfundojnë në internet gjithashtu luan një rol në bindjen e grave për të qenë të mbuluara kur shkojnë në plazh.
Është paksa e trishtë. Meqenëse Brigitte Bardot u bë e famshme pasi doli topless në plazhet e Rivierës në vitet 1960, ka marrë një kontekst romantik në mentalitetin anglo-sakson, duke simbolizuar me nostalgji lëvizjen e çlirimit seksual, veçanërisht tek femrat.
Në filmin francez të François Ozon; “Swimming Pool” (Pishina), Ludivine Sagnier është pa pjesën e sipërme të rrobabanjove ose e zhveshur për më shumë se gjysmën e filmit. Në atë kohë ky tip i lakuriqësisë trajtohej me respekt: ishte kulturë, nuk kishte asnjë lidhje me paraqitjen e modeleve magjepsëse. Ishte diçka origjinale.
Por kohët kanë ndryshuar: industria e pornografisë, e shfrenuar në epokën dixhitale, ka sjellë si pasojë një objektivizim të femrave në një shkallë të tillë saqë heqja e bikinit për të shmangur vijat që bëhen nga nxirja e diellit, tashmë duket e rrezikshme për shumë vajza të reja.
Anëtarët e organizatës feministe suedeze Bara Bröst, kanë ngritur pyetjen se pse gratë duhet të detyrohen të mbulohen në pishina publike kur burrat nuk kanë nevojë (ata kanë bërë fushatë për ndryshimin e rregullave në Malmo më 2009) . Në fund të fundit, kryetari i komitetit të sportit tha se “shumë njerëz kanë gjoks më të madh se gratë”. Kohët e fundit, gratë në Mynih kërkuan lirinë e tyre lidhur me këtë çështje- lëvizje kulturore dhe politike e quajtur “topfreedom” – gjatë valës së fundit të nxehtësisë pasi u kërkohet të mbulojnë. Kërkesa e tyre është deklaruar: veshmbathjet tani duhet “të mbulojnë plotësisht vetëm organet riprodhuese primare”.
Që nga ajo eksperiencë e parë në Sardenjë në vitet e hershme të 20-ta, unë kam bërë diell nga topless në Barcelonë dhe Cyclades, në Italinë jugore dhe madje edhe në Kanë (është e vërtetë se duket se janë më së shumti gratë më të moshuara që e bëjnë atë në Riviera Franceze). Çdoherë, unë kam qenë gjithmonë i shoqëruar, shpesh nga bashkëshorti im, kështu që jam ndier më i mbrojtur nga ngacmimet.
Një modifikim i lezetshëm do të ishte që piktura “Le Déjeuner sur l’herbe”, në vend që të kishte një grua të zhveshur, shoqëruar nga dy burra të veshur plotësisht, si në veprën e Édouard Manet, të ishte e mbushur me gra të gëzuara, që kërkonin diellin pa rroba plazhi dhe pa burra. Në një koleksion të mrekullueshëm të eseve të quajtur “At the Pond”, botuar nga Daunt Books, shkrimtaret gra reflektojnë se çfarë kuptimi të veçantë ka vendi i përshkruar për to. Lou Stoppard shkruan: “Nëse burrat do të mund ta shihnin, do t’u dukej parajsë. Kjo është ajo që ata imagjinojnë se bëjnë gratë kur rrinë së bashku: ulen të veshura vetëm me mbathjet e pazhit, flokët ende me ujë deti, me një cigare në dorë, duke lexuar gazeta, duke ngrënë mbeturina, pa u shqetësuar aspak nga shikimet apo komentet “.
“Unë mendoj se qëllimi i vendit që përshkruhet është të vlerësohet paqja e momentit, larg syve gjykues”, thotë Stoppard. “Shpesh, veçanërisht në një qytet të madh si Londra, dikush mund të ndjehet si pjesë e ndonjë prone publike – e gatshme të gjykohet apo komentohet.” Ndoshta, në epokën #MeToo, dhe duke gjykuar nga dëshmitë studimit francez të përmendur më sipër, shumë më tepër hapësirat të tilla janë të nevojshme. Nudistët në Paris u ankuan kohët e fundit për “perversë të fshehur në shkurre” dhe një pjesë e madhe e burrave i konsiderojnë trupat e grave si pronë publike për kënaqësinë e tyre. Kështu që unë nuk mund të fajësohen grate apo vajzat e reja për faktin se mbulohen.
Gruaja në pikturën “Le Déjeuner sur l’herbe”, i jep shikuesit një vështrim të fortë dhe të sigurt. Ajo nuk ka turp, është duke u parë dhe duke parë. Një ndjesi pak a shumë e njëjtë me dinamikën e fuqisë së vajzave të reja sot.
The Guardian-Përshtati në shqip për TemA: Diona Çeço