"Pas luftës ka paqe", rinisin negociatat tregtare kino-amerikane

30 Korrik 2019, 10:43Bota TEMA

Negociatorët kinezë dhe ato amerikanë do të takohen nesër në Shangai për rinisjen e bisedimeve tregtare, por Pekini ashtu si Uashingtoni po zbusin situatën e mëparshme duke rritur shanset për arritjen e një marrëveshje.

Bisedimet, të cilat do të mbahen në kryeqendrën ekonomike kineze, ishin të parat që u vunë në pikëpyetje që prej dështimit të papritur të negociatave në muajin maj, ndërsa Donald Trump akuzoi Pekinin për mospërmbushje të zotimeve të marra.

Negociatat do të ndërmerren nga pala amerikane nga përfaqësuesi për Tregtinë, Robert Lighthizer dhe sekretari për Thesarin, Steven Mnuchin.

Kina dhe SHBA-ja janë përfshirë prej vitit të kaluar në një përballje tregtare që u reflektua me vendosjen reciproke të tarifave ndëshkuese doganore prej më shumë se 360 miliardë dollarë shkëmbime tregtare vjetore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje