“The Sun” shfrenon fantazinë: Juve ofron dy lojtarë dhe para për Lukakun

30 Korrik 2019, 16:16Sport TEMA

Juventus është kokë e këmbë në tratativë për të marrë shërbimet e Romelu Lukaku, duke i bërë një surprizë të hidhur Interit.

Teksa mediet në Itali janë të bindur se Juve do ta arrinte sulmuesin belg nëse do të lejonte kalimin e Paulo Dybala tek “Djajtë e Kuq”, madje klubi anglez duhet t’i ktheje para mbrapsht sepse argjentinasi vlerësohet 100 milionë euro, shkruan telesport.

Në Angli shkruajnë komplet të kundërtën e kësaj ideje. “The Sun” ka bërë me dije se Juventus është gati të ofrojë kartonin e Paulo Dybala dhe të Mario Mandzukic, madje edhe 10 milionë paund, vetëm për të marrë sulmuesin 26-vjeçar.

Po të llogarisim vlerën aktuale në “Transfermarkt” të dy lojtarëve të “Zonjës”, shifra shkon në 103 milionë euro (Dybala 85 dhe 18 Mandzukic), shtoi edhe 11 të tjera që do i paguante kesh, sipas “The Sun”, atëherë afrimi i Lukakut do të shkonte në 114 milionë euro, teksa vetë United është gati ta lërë të largohet për 83 milionë, edhe pse vlera e tij llogaritet të jetë 75 milionë në tregun aktual.

2 komente në ““The Sun” shfrenon fantazinë: Juve ofron dy lojtarë dhe para për Lukakun”

  1. Bambi says:

    Genjeshtra per ti rritur vleren nje kali te ngordhur.
    Juvja nuk i hedh as qurrat Lukakut.

  2. Babaramo BythèDhjeri i LSI HAJDUTÈRISÈ says:

    Dybala është një ZVARRANIK , që Nuk kushton as 10 Miljon €URO ! ! ! Për mua Manchesteri do bëj GABIMIN më të madh që të Ndërroj Lukakun SUPER Lojtar , me ZVARRANIKUN e SHKRETËTIRËS ‘Dibala’ !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje