Mëngjesin e sotëm, kryetari i ri i Bashkisë Kavajë, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Redjan Krali, ka vijuar punën normalisht.
Ai është paraqitur në ambientet e Bashkisë rreth orës 07:45 të mëngjesit të sotëm dhe pas tij kanë filluar të paraqiten pranë ambienteve të punës disa prej punonjësve.
Numri i punonjësve të paraqitur në vendin e punës ka qenë i vogël si kundërshti për mënyrën e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës nga Redjan Krali.
Gjatë ditës së sotme, ish-kryetari Isa Sakja nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u futur në zyrë, ndërsa e djathta vazhdon të kundërshtojë zgjedhjet e 30 qershorit. (TemA)
Asnje page per punen ketyre injoranteve,dhe nqs mungojne sasine e diteve te caktuara, sikter nga bashkia,ti marrin pagat te l.basha.