Lulzim Basha në "ëndërr": Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit

31 Korrik 2019, 09:59Politika TEMA

Lulzim Basha deklaroi se me votë të lirë dhe të ndershme Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit

Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Prrenjas, Basha deklaroi se në fund të kësaj beteje, nuk do të ketë vetëm rotacion politik, por fundi i tranzicionit.

Duke drejtuar gishtin tek Edi Rama si fajtori kryesor për krizën ekonomike e sociale të vendit, Basha tha se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja.

“Babëzia me të cilën Rama grabit buxhetin e shtetit, pasurinë e vendit, mineralet, naftën, bregdetin, pyjet, ujrat, guroret, gjithçka është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë, pse varfëria thellohet, ndërsa Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla kridhen në lluks dhe përvetësojnë miliona euro

 “Bashkë me 85% të shqiptarëve që duan ndryshim, do ta largojmë këtë bandë. Vendi i tyre është para drejtësisë me pranga në duar, nga i pari tek i fundit. Fundi i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa.

Ne e dimë që në fund të kësaj rruge nuk do të kemi vetëm rrotacion politik por do të kemi fundin e tranzicionit dhe Partinë Demokratike në krye të alenacës sonë qeverisëse për të hapur rrugën e standardit të vërtetë europian, për të bërë realitet Shqipërinë e standartit europian në çdo fushë. Largimi i Edi Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm.

 Vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër mund të garantojë votën e qytetarët. Ne e dimë se me votë të lirë dhe të ndershme, Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit, – u shpreh Basha

Kryetari i PD rikonfirmoi objektivin e opozitës së bashkuar që zgjedhjet parlamentare të parakohëshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor. (TemA)

2 komente në “Lulzim Basha në “ëndërr”: Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit”

  1. ce says:

    Geringu i pd-se i merzitur shume per humbjen e betejes se Stalingradit, pika kush do jete kordinator ne Elbasan ,,,,tani do ta kapinfemijet me gure rrugeve nje rrugac i lindur qe ne cdo tre fjale qe nxjerr nga goja njera eshte Edi rama, ketu i ka ngelur ora themeluesit te republikes se Lazaratit

  2. Nje qytetar . says:

    Imagjino babazine e nje kamarieri !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje