Teatri Kombëtar, Rama i prerë: Ndërtimi pikë për pikë, asnjë centimetër e territorit të tij nuk do shndërrohet në diçka tjetër

30 Korrik 2019, 18:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka marrë pjesë në konstituimin e këshillit të ri bashkiak të Tiranës foli edhe për Teatrin Kombëtar.

Rama e quajti godinën një ngrehinë, restaurimi i së cilës është i pamundur edhe i kotë për shkak të materialit me të cilin është ndërtuar.

Edhe sikur të donin ta ruanin dhe ta restauronin ngrehinën  e sotme të teatrit do ishte i pamundur dhe i kotë. 

Materiali i ngrehinës është me jetëgjatësi të paracaktuar dhe jo tradicional, përdorur nga ushtria italiane për të kënaqur njerëzit pas pune. 

I kotë deri në absurd sepse përveçse s’ka një vlerë nuk ka as hapësira të caktuara për të përmbushur kushtet për trupën dhe spektatorët e një teatri kombëtar”, tha kryeministri. 

Rama tha se ndërtimi pikë për pikë i teatrit të ri kombëtar, që do pranohej padyshim nga pjesa e artistëve protestues, do ishte e padrejtë për brezat që po vijnë.

Për ata që janë mësuar me hilet para rregullave duhet thënë se nëse ne do ta konsideronin idenë e ruajtjes jo duke restauruar këtë ngrehinë, por duke e shembur dhe duke e rindërtuar pikë për pikë po këtë, por këtë herë me materiale të qëndrueshme, kjo do i kushtonte shumë më pak sipërmarrësit privat. 

Do merrte konsensusin e atyre, që sot në pakicë vazhdojnë të protestojnë në emër të disa vlerave imagjinare.

 Do na kursente edhe baltën ne, që po e marrim në fytyrë dhe energjitë që po shpenzojmë. Por do ishte krejt e padrejtë për të nesërmen dhe brezat e tjerë. Edhe në këtë rast ne kemi zgjedhur rrugën e vështirë”, tha Rama.

2 komente në “Teatri Kombëtar, Rama i prerë: Ndërtimi pikë për pikë, asnjë centimetër e territorit të tij nuk do shndërrohet në diçka tjetër”

  1. mutlum says:

    po ajo me shami ne koke cmut do atje brenda, si nuk u vine turp qe po qelbin ambientin, race muti.

  2. shtypi i huaj says:

    Përse SHBA dhe BE po lejojnë një diktator prepotent si Rama në Ballkan?
    Albanian Daily News Published July 20, 2019
    Në pritjen e mbajtur për Ditën Kombëtare të Francës, Ambasadorja franceze në Shqipëri, zonja Christina Vasak kritikoi kolegët e saj duke thënë se ambasadorët nuk janë gjykatës dhe as zëvendësojnë autoritetet shqiptare. Kjo ishte si një shuplakë në fytyrë për kolegët e saj në lidhje me sjelljen e tyre në vend. Ajo theksoi se “diplomatët janë këtu për të kuptuar, për të mbështetur, për të shoqëruar, por në asnjë rast të gjykojnë ose të zëvendësojnë autoritetet kompetente”. Natyrisht ambasadorja franceze nuk mundi të heshtte më në lidhje me votimet e stilit komunist që u zhvilluan më 30 qershor, të cilat ajo i quajti “zgjedhje të çuditshme”. Ishin vërtet të çuditshme. Votimet më të çuditshme në të gjithë kontinentin evropian, të krahasueshme vetëm me regjimet më të vështira dhe më të egra të të gjitha kohërave. Një parti garoi e vetme për 61 bashkitë, një parti administroi votimin, një parti numëroi votat dhe siç pritej, ajo parti fitoi. Por, përkundër gjithë kësaj farse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte dhënë ende, dy javë pas ditës së votimit, rezultatet përfundimtare. Pse? Sepse ka pasur shumë parregullsi. Numri i votave ka dalë më i lartë se numri i votuesve duke dëshmuar se edhe në votimin një partiak manipulimi ishte i madh.
    Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit, OSBE / ODIHR, i cili erdhi për të vëzhguar zgjedhjet e diskutueshme lokale të 30 qershorit, tha se procesi zgjedhor nuk u dha votuesve mundësi reale per zgjedhje. Në një raport paraprak, Misioni tha që zgjedhjet u mbajtën “pa marrë parasysh interesat e elektoratit “. Ambasadorja Glover, e cila ka vëzhguar disa zgjedhje të mëparshme në Shqipëri, kritikoi organizimin e zgjedhjeve në një mënyrë të njëanshme nga partia qeverisëse. Ajo gjithashtu tha se Komisioni Qendror Zgjedhor i kontrolluar nga Socialistët, kishte “interpretuar ligjin në një mënyrë krijuese “, e cila e kaloi administrimin e votës në duart e Partisë Socialiste.
    Pas kësaj situate tragji-komike, lind një pyetje shumë serioze. Pse ambasadat e SHBA-së dhe BE-së heshtin për atë që po ndodh në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s dhe një vend që aspiron të anëtarësohet në BE? Shumë ambasadorë në Tiranë janë alarmuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me kërcënimet e tij politike ndaj opozitës, popullit, madje dhe institucioneve të vendit. Për shumë vite ai ka sulmuar politikisht liderët e opozitës dhe deputetët e parlamentit, duke përdorur propagandën e tij për t’i kthyer ata nga viktima në fajtorë, ndersa për vete, nga prepotent në hero. Arroganca e tij politike shkoi përsëri shumë larg kur ai filloi procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit, i vetmi autoritet shtetror që nuk është nën kontrollin e tij, me qëllim që ai të uzurpojë çdo institucion të këtij vendi. KM Edi Rama, aktualisht kontrollon parlamentin me një parti, qeverisjen lokale me një parti, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm varet nga një parti, sistemi gjyqësor eshte një partiak, media një partiake dhe çdo autoritet tjeter në Shqipëri.
    Megjithatë, ambasadat e SHBA-së dhe BE-së heshtën për zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk iu bashkuan thirrjes për shtyrjen e zgjedhjeve, sepse ata kishin frikë se mund të ndodhte një precedent rajonal për zgjedhjet e ardhshme në vendet e Ballkanit. Por sado diplomatike të duket, kjo nuk është e vërtetë. Në të kundërt, ata po praktikojnë një standard të dyfishtë, sepse siç shihet në dokumentin bashkëlidhur këtij artikulli, ambasadat e SHBA-së dhe BE-së ishin ato që mbështetën shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni në vitin 2016. Sepse, siç thuhet në dokumentin e tyre drejtuar kryeministrit, data e caktuar për votim nuk ofronte kushtet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të besueshme dhe shtyrja në një datë të mëvonshme do të rikthente besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, do të siguronte konkurrencë të ndershme dhe do ta zhvendoste vendin përtej krizës politike, si dhe të garantonte një proces zgjedhor të besueshëm në të cilin të gjithë qytetarët dhe partitë duhet të marrin pjesë lirisht. Në rastin e Maqedonisë, zgjedhjet u shtynë jo një herë, por dy herë me bekimin e SHBA-së dhe BE-së. Pse një standard i tillë i dyfishtë? Pse në Maqedoni ata nxitën një shtyrje zgjedhjesh dhe në Shqipëri ata heshtin përballë shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, në një proces zgjedhor ku zyrtarisht vetëm 21% e shqiptarëve votuan (de facto vetëm 15%), shumica e të cilëve ishin të detyruar dhe të kërcënuar me largim nga vendi i tyre i punës? Pse tolerohet një diktaturë dhe prepotence e tillë politike dhe kombëtare?
    Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë, media botërore e quajti atë “Kolumbia e Evropës”. E gjithë bota mund të shohë shumë qartë se çfarë po ndodh në këtë vend të vogël. Shqiptarët nuk pranojnë të votojnë dhe as mbështesin qeverinë e tyre. Një tubim u zhvillua kohët e fundit para Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, duke i kërkuar presidentit Trump që të shohë se çfarë po ndodh me të vërtetë në Shqipëri. Komunitetet fetare shqiptare janë të angazhuara për zgjidhjen urgjente të krizës dhe mbrojtjen e parimeve të demokracisë. Të vetmit që “nuk shohin, as dëgjojnë ndonjë të keqe ” janë ambasadat e huaja në Tiranë, të cilat me indiferentizmin e tyre po lejojnë që një vend i kendshem perëndimor të gremiset në humnerë.
    (Source: Citizentruth.org)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje