Rama merr pjesë në betimin e këshilltarëve të rinj të Tiranës: E papranueshme që kontributi të jetë veç pjesëmarrja në mbledhje

30 Korrik 2019, 18:24Politika TEMA

Në betimin e këshilltarëve të rinj kryebashkiak ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Rama tha se këshilltarët duhet të jenë aktiv dhe të njohin çdo pëllëmbë dhe familje të zonës së tyre.

Është e papranueshme që kontributi i këshillit bashkiak të jetë vetëm pjesëmarrja në mbledhje.

Është e pakuptimtë dhe e pajustifikueshme që këshilltarët të mos njohin çdo pëllëmbë dhe familje të zonës, të mos jenë pika e referimit të çdo banori që ka nevojë të kontaktojë me përfaqësuesin e vet bashkiak.

Qeveria dhe Bashkia kanë punuar mirë, por ka vend për të punuar edhe më mirë.

Bilanci deri këtu është pozitiv, por nevojat janë shumë dhe nevojat e njerëzve janë shumë më shumë”, tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje