Ish-kryeministri suedez përfundon në Shkodër, poston një foto dhe komenton edhe Ditmir Bushati

2 Gusht 2019, 20:42Politika TEMA
Ish-kryeministri suedez përfundon në Shkodër, poston një

Biseda vere, jo politike. Mos prisni diçka për Shkodrën politike, po për atë historike. Carl Bildt është një personazh i çmuar i politikës europiane.

Ai ka shërbyer si kryeministër i Suedisë në vitet 1991-1994 dhe si ministër i Jashtëm në vitet 2006-2014, ndërsa sot është bashkë-kryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme.

Bildt duket se këtë verë një udhëtim e ka çuar në Shkodër, ku ka postuar një foto ku shkruan: “I ndodh njeriut të përfundojë në Shkodër. Por ia vlen është një qytet interesant”.

Pas pak minutash ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, me origjinë shkodrane, Ditmir Bushati, duke shkruar: “Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që kombinon trashëgiminë astro-hungareze me atë Veneciane dhe otomane. Plus atë të socializmit sigurisht. Ka pafund gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”.

Bushati para pak ditësh u shkarkua nga detyra për Shkodrën, por në të vetmin koment që ka dhënë për median ka thënë se, nuk janë ofiqet që e pengojnë të vazhdojë ta mbështesë Shkodrën. Dhe mesa duket ky ishte një rast për ta promovuar atë!

11 komente në “Ish-kryeministri suedez përfundon në Shkodër, poston një foto dhe komenton edhe Ditmir Bushati”

  1. Geronimo says:

    Me verte? Kaq shume gjera per tu pare atje?

  2. Detari says:

    kudo rraketa xhami i japin nje pamje turkie vendit

  3. nord.al says:

    Pse po cuditesh Geronimo. Shkodra nuk eshte si katundi i madh i Tiranes.

  4. Suzi says:

    Ke Voltanen me pa e te kenaqet zemra

  5. Glauk says:

    Cfare budalliku flet ky minister idiot i jashtem?

    Ceshjte kjo bythlepirje ndaj Austro-hungarise?

    Shkodra as 3 vite nuk ishte nen Austro-Hungarine gjate luftes se pare, cfare trashegimi paska atje?
    Shkodra pike se pari eshte ndertiar nga shqiptaret.

    Ndikimi venecian eshte i vogel gjithashtu.

    Keshtu qe ja ke fut kot o Bushati.
    Vilat dhe rruget e Shkodres nuk jane ndikim venecian apo europiano qendror, sepse jane dnertuar nder shekuj kur Shkodra as lidhje nuk ka as me keto 2 zona me siper.

  6. Raimond vlonjati says:

    Ky nje nga politikanet me inteligjente te Europes, por eshte pro serb

  7. o e mjera shqiperi says:

    ……po absurditetin me te madh ne bote ,xhami kish teqe popull pa byth si zalli i lumit

  8. demokrati says:

    Shkodra trashegimi austro-hungareze?Delirant dhe pak injorant.

  9. tani says:

    Jam shume kurioz, po te na kishte shkruar Ditmiri ne Suedi do na e komentonte Carli nga Suedia??
    Tipik bythelepires.
    Nje Shkodran do thoshte: edhe ne Shkoder skishim pare ndonje Suedez por qenkan interessant!

  10. meço says:

    Migjeni e quante shkodren:”Dashnorja e shekujve”.Dashnoret plaken,por dashuritë për to,edhe mbesin.

  11. EJ says:

    Bushati do të jetë kryeministri i ardhëm i Shqipërisë.
    Ai që do shikojë në burg Metën, Berishën, Nanon, Ramën, Bashën, Veliajn, Gjiknurin, Ahmetajn, Dakon, Mziun, Gjokën, Subashin,Sejdiajn, Roshin, Ballën, Ballukun, Spiropalin, Ruçin, Doshin, shumë biznesmenë, trafikantë e kriminelë të lidhur me këta etj etj etj etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje