Dy sulmet me dhjetëra viktima në SHBA, reagojnë të "pikëlluar" Meta e Basha (një sulm bëri Garda me urdhër të Berishës më 21 janar dhe vrau 4 demonstrues të opozitës)

4 Gusht 2019, 18:27Politika TEMA
Dy sulmet me dhjetëra viktima në SHBA, reagojnë të

Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme që i morën jetën dhjetëra personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.

“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, shkruan Meta

Ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka shkruar në twitter se është i tronditur, ndërsa i cilëson sulmet si “sulme burracak ndaj të pafajshmëve”.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre.”- shkruan Basha në twitter.

Kujtojmë se sulmi i parë ndodhi në një qendër tregëtare në Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa i dyti në Ohio, duke shënuar 9 viktima.

Nderkohe qe vetem tete vite me pare, nje sulm me bresheri pa bere dallim beri Garda e Republikes me urdher te Sali Berishes me 21 janar 2011 dhe vrau kater demonstrues te opozites se atehershme.

Vetem se ky ishte terror shteteror, dhe ata qe vrane ne vend qe te shkonin para drejtesise, u graduan ne politike, ndersa ne SHBA ndeshkohen.

2 komente në “Dy sulmet me dhjetëra viktima në SHBA, reagojnë të “pikëlluar” Meta e Basha (një sulm bëri Garda me urdhër të Berishës më 21 janar dhe vrau 4 demonstrues të opozitës)”

  1. Gjithashtu malok says:

    Ju lutem Thema. Mos Beni keto lidhje idiote

  2. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Terroristi ne SHBA paska vrare njeres te pa fajshem , nje
    krim tejet i rrezikshem dhe i denueshem , qe revolton cdo
    njeri te ndershem ! Me hipokrizine qe kini te shkruar ne
    balle , ju banditet me te urryer te ketij vendi , shprehni
    vallaha keqadhen per viktimat ! Por , kush mund t`iu besoje
    ju , qe vrate ne mes te dites popullin tuaj , duke kryer terror
    shteteror te tipit fashist dhe…. , me keq akoma i shperblyet
    me super pagesa e ngritet ne pergjegjesi , ata qe lyen duart
    me gjakun e popullit qe i paguante ata dhe juve bashke , me
    urdher te kryebanditit serb te Vicidilit dhe kelyshit tjeter te
    UDB-se ,Lulushovicit ? Me cfar fytyre , more gjakesore ,
    kerkoni te serisht pushtet ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje