FOTOT: Masakra në SHBA, nëna 25-vjeçare u qëllua teksa mburonte me trup foshnjën e saj 2 muajshe

4 Gusht 2019, 12:52Bota TEMA
FOTOT: Masakra në SHBA, nëna 25-vjeçare u qëllua teksa

Mes 20 viktimave në El Paso, Texas, ku një 21-vjeçar hapi zjarr kundër klientëve në një supermarket, ishte dhe një grua e re, 25 vjeçe me djalin dy muajsh në krahë.

Kështu ka treguar motra e viktimës 19-vjeçarja Leta Jamrowski pasi mësoi se Jordan Jamrowski Anchondo, ishte vrarë në qendrën tregtare Walmart ndërsa po blinte mjete shkollore për fëmijët më të mëdhenj.

“Nga plagët mbi fëmijën-ka shpjeguar 19-vjeçarja për Associated Press- duket që motra ime është kthyer në mburojë. Kështu që kur është qëlluar me fëmijën në krahë mund t’i ketë rënë sipër, pra ka dhënë jetën për ta mbrojtur”. 25-vjeçarja, ishte nënë e tre fëmijëve.

Jamrowski e kishte kaluar natën duke pritur dëshpërimisht lajme nga burri i motrës, Andre Anchondo, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sulmit, duke humbur shpresat me kalimin e orëve. “Nëse do ishin ende gjallë do më kontaktonin”, pohonte e pikëlluar Jamrowski.

Ryan Mielke, një zëdhënës i qendrës mjekësore të El Pasos ka deklaruar se 13 të plagosur janë shtruar në spital, mes tyre 2 fëmijë, të cilët janë transferuar më pas në spital fëmijësh.

1 komente në “FOTOT: Masakra në SHBA, nëna 25-vjeçare u qëllua teksa mburonte me trup foshnjën e saj 2 muajshe”

  1. In. says:

    O gazetar , ose mbulonte , ose mbronte , fjala mburonte nuk egziston ne SHQIP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje