Kukësi ka nisur rikonstruksionin e stadiumit, teksa më në fund skuadra verilindore do të ketë kushtet e përshtatshme për t’i zhvilluar ndeshjet në shtëpi, pranë tifozerisë së saj.
Pasi të përfundojnë punimet në stadiumin Zeqir Ymeri, do të mund të luhen rregullisht edhe ndeshjet ndërkombëtare.
Punimet janë parashikuar të përfundojnë pas 15 muajsh, kohë që në terma të tjerë përkthehet edhe një sezon i gjysmë larg shtëpisë.
Kukësi i këtij sezoni e ka vuajtur shumë mungesën e stadiumit, teksa kjo është reflektuar edhe në rezultatet e fushës, pasi jo gjithnjë ekipi ka pasur mbështetjen maksimale teksa ka shtegtuar nga stadiumi i Kamzës, te ai Elbasan Arena dhe në disa raste në Loro Boriçin e Shkodrës.