Një në 4 qytetarë europianë nuk i përballojnë dot pushimet e verës. Sipas Eurostat, zyrës europiane të statistikave, 28% e qytetarëve të Europës nuk kanë mundësi të pushojnë, duke bërë që pushimet të mbeten një dëshirë për vitin e ardhshëm.
Mundësi e largët pushimet duken për familjet me vetëm njërin prind apo me prindër të divorcuar. Por si klasifikohen shtetet, banorët e të cilëve pushojnë më shumë dhe ata që nuk kanë mundësi për disa ditë relaks? Sipas Eurostat, 90% e qytetarëve suedezë kanë pushuar në 2018, një nga vendet e Europës apo edhe Amerikë.
Ndërsa 59% e qytetarëve të Rumanisë nuk kanë bërë asnjë ditë pushimi. Gjermania renditet diku në mes të listës, me vetëm 14.7% të banorëve të saj, që e kanë patur të pamundur të përballojnë pushime. Sa i takon holandezëve, austriakëve dhe danezëve, në një mënyrë apo tjetrën, gjithnjë e gjejnë mundësinë për pushime, madje edhe luksi.
Fatmirësisht, thekson Eurostat, nga viti në vit statistikat janë përmirësuar. Në qoftë se në 2010, 373.3% e europianëve nuk përballonin dot pushime, në 2018, shifrat flasin për 27.9%.
Po sipas, europianët zgjedhin të pushojnë brenda vendeve të BE-së, ku prej vitesh kryeson Spanja dhe pas saj renditen Italia, Franca dhe Gjermania, ku çmimi mesatar i akomodimit është 73 euro për natë.
NA VJEN KEQ QE EUROPIANET KANE RENE KAQ POSHTE PER SHPENZIMET E PUSHIMEVE.A KA EDI RAMA NDONJE PROJEKT PER TE NDIHMUAR EUROPIANET NE KETE DREJTIM?KY ESHTE RAST IDEAL PER NDIHMEN QE SHQIPERIA MUND T’I JAPE EUROPES.NE KETE MENYRE RITEN PIKET PER TE HYRE NE EUROPE.SHQIPERIA ESHTE VEND IDEAL PER PUSHIME DHE PAK SHPENZIME(VARET NGA SIGURIA DHE MEDIAT,PER TA PARAQITUR VEND TE SIGURTE.)KJO NUK KALIDHJE ME PS.OSE PD.TE GJITHE PERFITM KANE.MJER AY QE E BEN TE ZEZE SHQIPERINE.