"Zyrtaruci që kërkon rryshfet", Rama: Platforma e bashkëqeverisjes, mekanizmi që na bashkon kundër së keqes

5 Gusht 2019, 10:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot bilancin e punëve të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes, ku qytetarë të ndryshëm kanë gjetur përgjigje për problemet e tyre dhe kanë marrë zgjidhje.

“Bashkëqeverisja nuk është slogan, po një përpjekje e mundimshme dhe e përditshme, për të thyer barrierat që për dekada janë ngritur mes qytetarit dhe zyrave të shtetit; 

barrierën e mospërfilljes të zyrtarucit ndaj qytetarit që kërkon një dokument; barrierën e nëpërkëmbjes së qytetarit nga zyrtaruci që kërkon një rryshfet; 

barrierën e mohimit të së drejtës së qytetarit, prej zyrtarucit në sportel!

Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë që na lidh mes nesh, mbi kokat e zyrtarucëve e mbi lumin e justifikimeve, zvarritjeve, refuzimeve të administratës; 

është një mekanizëm që na bashkon kundër të keqes së futur thellë ndër dekada të tëra, në trupin e administratës; 

është një hapësirë ku nga bashkimi i forcave, qytetarët dhe qeveria, fitojnë mijëra e mijëra beteja të padukshme, ku pala e qytetarëve zgjidh mijëra e mijëra halle “të vogla” dhe pala e qeverisë, identifikon burime problemesh për qytetarin, e pastron nga trupi i shtetit parazitë të fshehur nën petkun e zyrtarit.

Bashkëqeverisja është një filozofi e re në ushtrimin e pushtetit dhe natyrshëm has shumë skepticizëm nga qytetarët e pengesa nga burokratët. 

Por kjo është një rrugë e drejtë, e mirë dhe e dobishme, prej të cilës nuk mund dhe nuk duhet të heqim dorë.

 Po do ta ndërtojmë me këmbëngulje të madhe e durim edhe më të e madh”– shkruan Rama, bashkëngjitur videos me të dhënat dhe bilancin e funksionimit të kësaj platforme. (TemA)

15 komente në ““Zyrtaruci që kërkon rryshfet”, Rama: Platforma e bashkëqeverisjes, mekanizmi që na bashkon kundër së keqes”

  1. Drini says:

    Luftoni shkakun Jo pasojen.Shkaku eshte rekrutimi i.papergjegjshem,partiak korruptiv,jo profesional e hajdut, nepotik e krahinor.Administratoret e mire publike te tranzicionit, te periudhes me te jashtezakonshme te sproves morale e profesionale , sidomos ata me origjine te paster shqiptare i keni hedhur ne kazan plehrash.Drejtoresha e platformes qe pyet nepunesin publik qe kerkon nje te drejte se sa vjec je, sikur eshte agjenci martesash???E vetmja rruge te rrisni cilesine e sherbimeve e te goditet korrupsioni ne shqiperi eshte promovomi dhe mbrojtja e admonistratoreve publike te ndershem e te pakorruptuar te gjithe tranzicionit.Dikur ne lagje dihej kush vidhte sot pas 30,viteve dihet kush nuk vjedh! Dhe ka shqiperia njetez te tille plot.Te paparti sidomos per te depolitizuar,profesionalizuar e humanizuar shtetin!!! Dhe pa shkruar emrin ketu rama e di qe kush i ka shkruar keto rreshta.

    1. Gic Dhjami says:

      Ky fitoi zgjedhjet, ca bashkqeverisje flet rrumpalla Eddrama?! ….. vazhdim i politikave rrumpalle te Sali Berishes

  2. @ says:

    Te dhjefsha bashkeqeverisjen!
    Mashtrues ordiner!

  3. USA says:

    Kjo behet me njerez te ndershem te pakorruptuar qe te ndihmuan me 2013 dhe ti perzure ne Emigracion mbajte hajdutet dhe Lepirset Bjondina.

  4. Roberto says:

    Drini ti ke te drejte por duhet te dish dhe besoj se e di qe pislleku i ketyre gjerave erdhi qe kur PD vuri kemben ne pushtet ne 1991 besoj. U shkaterrua c’do gje,u dogj,c’do gje,u vodh c’do gje. Deti u be kos dhe u turren te gjithe me luge e pirun a me garuzhde sipas mundesive,i rane Shqiperise e rruajte dhe e qethen si deshin pa dale pastaj kur u hapen depot dhe u vodh c’do gje. Njerzit e te gjitha kraheve u edukuan me kete menyre jetese dhe tani normal qe eshte e veshtire qe te korrigjohen por vetem ashpersimi i ligjit do i qetesoje keto pune dhe prap do kete njerez te tille qe nuk do ta harrojne zanatin e vjeter por do operojne me metoda te reja me te sofistikuara.

    1. trimi says:

      Nuk mundet te ndodhi qe nje militant i pd- se ose i lsi-se te jet te pakten nje here realist. Shikoni se si shkruan komentusi @, ndaj dhe une po i pergjigjem:”Kurvat ku ti kesh”.

      1. @ says:

        @trimi
        Te dhjefsha ty bashke me PD-ne dhe LSI-ne, o koqe e Rames!

      2. Adi says:

        O trim po ca eshte kjo bashkeqeversje mer burre?!!! Ku e keni gjet ket model ju “rilindasit”? Ne ca kontinenti apo planeti te sistemit djellor?! Na meritet me burre. Kujtum se me keq se saliu nuk kishte shanse te behej, po ju ia keni kalu me 10 here ne hajdutllek, paaftesi dhe delir! Po kur jep ppp ky kryeministri i ridhjerjes popullit bashkeqeverises i merr doren? Apo per ppp bashkqeveris vetem me kastratin dhe fushen, kurse per propagande bashkeqeveris me ate pordhalin e demek Shqiperise qe duam qe vetem ndonje trushkulur e hap ta shohe

        1. Gjini says:

          Nigjo or taj Adi!
          Ajo Shqypnija qi dum nuk osht per ty,osht si e do zotniu Roma!
          Ti buk misri e ke shum e mos na grric majthen!

  5. Rrofte platforma e bashkeqeverisjes per te marre nje pergjigje kemi pritur nga viti 2012 deri ne vitin 2019 nga sigurimet shoqerore fale playformes morem pergjjigje per 45 dite cdrejtori i korruptuar

  6. Vladimir Dushniku,antar i PS says:

    “Bashkeqeverisja me qytetaret” eshte kanceri i shkaterrimit te shtetit ligjor,rrenimit te administrates qendrore dhe vendore dhe mbrojtesi i korrupsionit!

    Po ju njoh me 3 email-e te shkembyera per kete problem midis meje dhe kryeministrit Rama kohet e fundit:
    1- email date 30 qershor 2019:
    -“Z.kryeminister!
    Sot u keni kerkuar keshilltareve te bashkise Tirane:
    _”Mos harroni së në 30 qershor, se banorët e Tiranës, votuan për të drejtën, jo për të majtën. Ta mbajmë në mend këtë të vërtetë thelbësore të 30 qershorit. Nuk duhet të punojmë për një palë, por për të gjithë pa dallim, si për ata që na votuan, si për ata që nuk na votuan. Në terrenin e ri politik është shumë më e lehtë të biesh në gropën e vetëkënaqësisë, sesa të ngrihesh në një marrëdhënie më të re me popullin dhe qytetarët. Ju nxis që të hartoni një plan të ri komunikimi dhe angazhimi. Do të krijojmë forumin e debatit qytetar në çdo njësi bashkiake, përtej të majtës dhe të djathtës, për çdo kumunitet dhe qytetar. Dëgjimi i njerëzve të zakonshëm duhet të jetë prioriteti i prioriteteve për ne. Kontributi i këshilltarëve nuk është vetëm pjesëmarrje në mbledhje”!
    Por mua personalisht jo vetem nuk me keni degjuar,por me keni perbuzur,se juve nuk u pelqejne fare kritikat e qytetareve,se e mbani veten per te pa gabueshem!
    Kam mbi 2 vjet qe ju kam denoncuar bashkine e Tiranes,qe nepermjet UKT ka vjedhur djalin tim,qe punon e banon ne SHBA,me taksa te paligjeshme,aq me shume qe me dha te drejte edhe KLSH,por asgje!
    Si djalit tim keta mund te vjedhin edhe mijra qytetare te Tiranes dhe kjo eshte vjedhje kolosale shteterore,por juve nuk u ka bere pershtypje deri me sot!
    Ky akt hajduterie me ka ngjallur mua nje urrejtje te pakufishme ndaj kryebashkiakut Veliaj,qe asnjehere nuk ka denjuar as te me jape pergjigje!
    Kur gjykoj une socialisti keshtu,por shume demokrate,qe nuk ju duan edhe pa arsye?
    I keni shtuar vete kundershtaret z,.kryeminister dhe po nuk degjuat qytetaret, do ta shihni veten shpejt si Berisha,mbase me keq!
    2- email,date 04.08.2019,pergjigje e z.Rama:
    -“Zoti Vladimir, une nuk jam as kryetari i bashkise e as gjykate dhe ju thjesht jeni adresuar gabim, sepse UKT as nuk varet nga une e as nuk merr urdhera nga une! Keshtu qe me keqardhje per gjuhen tuaj, une dua t’ju siguroj se jam shume i hapur per kritikat, po jo per cka nuk ka asnje lidhje me detyren time! Nderkohe Platforma shqiperiaqeduam.al eshte adresa ku ju mund ta kishit bere dhe mund ta beni kete e cdo ankese tjeter, sepse me platformen eshte e lidhur edhe Bashkia e Tiranes.

    Ju uroj gjithe te mirat.
    3-email,date 05.08.2019,replika ime:
    -“Zoti kryeminister!
    U jam drejtuar juve me letra dhe email,per mbi 2 vjet,sepse administrata e shtetit qe ju drejtoni eshte treguar e pa afte ose e korruptuar,sepse ne mbrojtje shkeljeve ligjore te ankuara nga une u vune te gjitha hallkat e shtetit e te Bashkise se Tiranes,duke mos perfillur as rekomandimet e KLSH-se ,qe me dha te drejte!
    Por ju denoncimin tim tek ju e keni kuptuar jo si indicie per te verifikuar dhe kapur nje grabitje te madhe qe Bashkia e Tiranes u ben qytetareve te saj me taksat e pa ligjeshme vendore,por si nje ankese personale!
    E di se UKT nuk varet nga ju,por di se ju harxhoni kohe pa fund qe komunikoni ne facebook etj me mijra qytetare,beni takime me interes mediatik vetem ose kryesisht me qytetare te kenaqur nga qeverisja e juaj,por kurre me ata, qe kjo qeverisje ua ka nxire jeten,sic keni bere me mua,nje antar i vjeter i PS-se!
    Ju me rekomandoni t’i drejtohem portalit tuaj,por une pikerisht ketij portalit dhe ideatorit te tij,qe jeni ju ia ve fajin,qe sot shteti ligjor eshte rrenuar deri ne kete fare feje sa edhe per nje fjale goje qytetaret u dashkan t’i drejtoihen kryeministrise e jo t’i zgjidhin konfliktet atje ku ndodhin,sic behej ne kohen e diktatures komuniste,qe ju ,ate kohe e keni “mjele” me mire se une!
    Ne se ju do ta kishit kuptuar me pergjegjshmeri te plote detyren tuaj si menaxher i halleve te popullit,ju kurre nuk duhej te me kthenit mua pergjigje te tilla!
    Fare mire,kete ankesen time ,t’ua kishit dhene vartesve tuaj,qe ta verifikonin ,por ju nuk donit qe te ndiqej kjo rruge,sepse juve jeni “dashuruar” pafundesisht me sajesen tuaj kanceroze te “bashkeqeverisjes”,sa jeni shkeputur komplet nga realiteti!
    Ua kam thene edhe hapur ne shtyp,se “bashkeqeverisja me qytetaret”, ka rrenuar shtetin ligjor dhe ka nxjerre jashte loje te gjithe administraten qendrore dhe vendore!
    Ju nuk doni ta pranoni,se jeni “dashuruar” vetem me mendjen tuaj!
    Kete po ua them une,nje socialist i vjeter,qe e njoh shume me mire se ju se si duhet te funksionoje shteti ligjor dhe sidomos si duhet luftuar korrupsioni!
    I keni hyre nje rruge pa krye,zoti kryeminister!
    PS. A e dini ju ,z.kryeminister,se Bashkia e Tiranes,nepermjet UKT-se na e shet ujin e pa pijshem per uje te pijshem dhe me nje cmim skandaloz prej 6.5 leke per m/3,afersisht sa cmimi i energjise elektrike,qe eshte 9.5 leke per kw/ore,kur dihet qe kosto e prodhimit dhe sidomos e importimit te energjise eshte shume me e larte se e ujit te piste?
    A nuk eshte mashtrim dhe vjedhje gjigande e qytetareve kjo gje?
    Po buka qe prodhohet me miell kanceroz dhe qe eshte denoncuar ne shtyp, qe ne gusht te 2014 ,a nuk ben pjese ne sferen e detyrimeve tuaja qeverisese ne sherbim te popullit?
    Cfare vlere ka “shendetesia falas”,kur popullit i ” injektohet” masivisht kanceri me buken,mishin,bulmetin etj?
    Z.moderator!
    Mos kini frike ta botoni kete materialin tim,ne se nuk e ndjeni veten se jeni sahanlepires te qeverise!
    Krahasoni keto email me fjalen e sotme te kryeministrit Rama me koordonatoret e “bashkeqeverisjes”,ku betohet deri ne pergjerim se po robtohet deri ne pafundesi qe t’u sherbeje qytetareve,por gjithcka ne realitet eshte krejt ndryshe!

    1. palla says:

      Or taj V. dushniku ti jo vetem nuk po je me zotnin E. Rama, por je militan i semure i sal ram shiqere birishes dhe ilir florinit. Kam me te ftue me arth ktu ne Gomsiqe per me na njoftun ma majr.

  7. antonio says:

    Platforma e bashkeqeverisjes,qe po na fut te gjitheve ne nje …VARR!

  8. @ says:

    @trimi
    Te dhjefsha ty bashke me PD-ne dhe LSI-ne, o koqe e Rames!

  9. Popolo says:

    Popull i lumtur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje