Agron Duka: KQZ e kapur, duhej të na regjistronte në zgjedhjet e 13 tetorit. Kemi dy shtete paralele, kjo na nxjerr shumë keq me ndërkombëtarët

6 Gusht 2019, 15:36Politika TEMA

Partia Agrare Ambientaliste është një nga 3 partitë, së bashku me LSI dhe PR, të cilat një ditë më parë dorëzuan në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 13 tetorit të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.

Kryetari i kësaj partie, Agron Duka, ishte i ftuar në Ditari në a2 cnn, u shpreh se Komisioni Qendror Zgjedhor është e kapur nga Rama, dhe sipas tij, KQZ duhet të ndërmerrte patjetër hapin për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 13 tetorit.

“Të gjithë kemi qenë në një emërues të përbashkët që KQZ duhet të ndërmerrte patjetër hapin për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 13 tetorit.

Me këtë, do të thotë se të gjitha partitë njohin dekretin e Presidentit dhe nuk njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

Aleatët janë të gjithë së bashku. Të gjithë e dinë që zgjedhje më 13 tetor nuk ka pasi KQZ është e kapur, i gjithë shteti është i kapur nga Edi Rama.

Ne bëmë aktin formal. Ai ishim dy, tre apo të gjithë, kjo nuk ka rëndësi.

Në njëfarë mënyre ne kemi dy shtete paralele. Kjo na nxjerr shumë keq edhe me ndërkombëtarët”, tha Agron Duka.

Më tej, kreu i PAA theksoi se në dorë zgjidhjen e krizës e ka mazhoranca.

“Zgjidhja e krizës kalon nga mazhoranca, pasi opozita ka hequr dorë nga të gjitha pushtetet. Ne duam zgjedhje të lira, por fakti është që zgjedhje të lira me këtë Kryeministër nuk bëhet.

 Kjo është vërtetuar nga përgjimet e publikuara nga Bild, por edhe nga vendimi i fundit i DASH për Vangjush Dakon”, tha Duka.

8 komente në “Agron Duka: KQZ e kapur, duhej të na regjistronte në zgjedhjet e 13 tetorit. Kemi dy shtete paralele, kjo na nxjerr shumë keq me ndërkombëtarët”

  1. Kreshniku says:

    Kur merret me politikë dhe ky, mos ngeltë budalla pa u bërë politikan.

  2. Arifi says:

    Sa e shet partin?? Se me duhet per 1 pune. Te jap 20 euro ne dore! Dhe 1 benz C clas 20014 me dogane te paguar

  3. TOMAS says:

    ALEATE LESHI.KETA JANE VETEM KOCKALEPIRES DHE NUK E DI KUSH I PAGUAN KETO PARTI.MJERE POPULLI ME KETO KUFOMA.

  4. Tarasi says:

    cili je ti more plehre qe flet ne emer te shqiperise edhe shqiptareve……..ti je nje plehre hajdut edhe ik qiu mos fol fare o bushter

  5. Shqiperia e Shqiptareve says:

    Po do te bejme zgjedhje sa here dhe kur ti duash ti koke vic se I paguan ti leket dhe pastaj thoni Ska populli buke te haje.

  6. Te vjen peshtire kur shikon kete kaqol qe i lepihet si langaraq Saliut apo Lulit dhe flet budallalleqe. Partia agrare ndoshta egziston ne ndonje planet tjeter se ky bedel vecse lista e mban mbi uji. Ne se merr fonde nga shteti urgjentisht ti hiqen atij dhe gjithe merhumeve si puna e tij qe i rendojne tokes kot.

  7. Tiranasi2020 says:

    Politikan dallkauk nuk eshte as ne nivelin e Nard filozofit.

  8. Koco says:

    Nuk do besoja kurë , që ky Agron Duka të përfundonte në një ” Hajvan Politik ” turp e për faqe të zezë i qoftë . e mori të ngritur e të strukturuar e dinjitoze , Partinë Agrare Ambjentaliste të ngritur prej Zotit Xhuveli dhe e çoj në një “Qere të Dylit , Karocë me Rrota drurri ” të Rrimorkuar pas Qerres Germadhë të Bandes të Kriminelit , shkatëruesit ,antishqiptarit Sahliut e qenërve të terbuar e të zgjebosur që i shkojnë pas , ku Paturpësisht janë rrjeshtuar e bërë pale edhe këta ” Laro e Balo të pa fytyrë që kanë tashmë emer e mbiemer ,dikur të nderuar , tashmë të ” Menderuarish ” si këta fundërina e dallkaukë të politikë bërjes Ky Duka , Shehi , Mediu , Ndoka , ?! ” Fali o Zot këta të pa udhë që kanë ngelur udhëve e rrugëve si qenër rrugësh të langaraqë , të dhjerë e menderosur .” tashmë punë fundërinash .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje