Betohet kryebashkiaku i ri i Sarandës, konstituohet Këshilli Bashkiak

6 Gusht 2019, 13:03Politika TEMA

Është betuar kreu i ri i Bashkisës së Sarandës, Adrian Gurma.

Ai ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është futur në ambientet e bashkisë, tashmë si kryetar i saj.

Gjithashtu është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak i Sarandës, ku kryetar i saj është zgjedhur Asaf Stroka me 21 vota, kundrejt 8 votave të marra nga Sotir Cipa.

Krah kryebashkiakut të ri ishte deputetit Damian Gjiknuri,  prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.

“Nuk premtoj se do të bëj mrekullira, por Saranda e sotme do të jetë më e mirë se ajo e djeshme. Koha e fjalëve ka mbaruar, ka nisur koha e punës”, tha Gurma në fjalën e tij të parë si kryetar i Bashkisë.

Nga ana tjetër, deputeti Damian Gjiknuri tha se është i bindur se Saranda në drejtimin e Gurmës do të jetë më e mirë.

“Është një sfidë e vërtetë. Saranda është një qytet i mrekullueshëm. Një qytet që ofron shumë, por ka nevojë edhe për shumë investime dhe vëmendje, pasi shtimi i turistëve patjetër kërkon angazhime. Qeveria do ta mbështesë Sarandës, siç e ka mbështetur. Jam i bindur që do ta bëj shumë mirë këtë punë dhe shpresoj për ditë më të mira për Sarandën dhe shqiptarët”, tha Gjiknuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje