Ç'punë ke ti me zgjedhjet, o jurist?

5 Gusht 2019, 18:38Politika TEMA

Nga Astrit Patozi 

Eh mor jurist, sa shpejt që rrjedhin kohërat në këtë vend!

Dy muaj më parë i kërkoje llogari KQZ-së se përse na regjistronte ne si parti për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Tani po i hakërrehesh të njëjtit institucion se përse nuk po i regjistron disa parti, që duan të garojnë më 13 tetor.

Dekret Presidenti kishte atëherë, të tillë ka edhe tani. Nuk po i hyjmë diskutimit të nxehtë, që vetë ke thënë se i përket Gjykatës Kushtetuese, për cilësinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të Ilir Metës.

A mund të na shpjegosh se si i dallon dekretet e Presidentit në janë të mirë apo jo, se mbase na shërben edhe ne të tjerëve?

Por mbi të gjitha, na hiq një kuriozitet! Çfarë pune ke ti me zgjedhjet, në të cilat nuk ke ndërmend të marrësh pjesë?
Lëri të ankohen vetë ata, që të paktën formalisht kanë shprehur dëshirën të konkurrojnë më 13 tetor, sepse njohin dekretin e dytë të Presidentit.

Kurse ti nuk njeh, as të parin, as të dytin, dhe një Zot e di kur mund të të dalë frika e të futesh ndonjëherë në zgjedhje.

Jo për gjë, por nuk të ka caktuar njeri arbitër për asgjë në këtë vend, dhe kjo vlen sidomos për proceset elektorale, ku me zhvillimet e fundit, e meriton plotësisht titullin e palës së painteresuar.

7 komente në “Ç’punë ke ti me zgjedhjet, o jurist?”

  1. Kete here ke te drejte o Astrit.

  2. Po ckeni me lulen e vyshkur…
    Ai nje dordolec eshte qe e ka vene saliu….

  3. Berti says:

    As jurist nuk esht ky. Ky ka qene perkthyes i hollandezeve gjate luftes ne ish Jugosllavi.

  4. samiu says:

    Tani as po te jete Ristani ne KQZ nuk ia mban te futet ne zgjedhje…

  5. Komentuesi says:

    Basha eshte nje qen qe ha ne disa kusi.Ai nuk eshte dakord me 13 Tetorin,por ndersen qent e tjere te bejne sikur te regjistrohen.Nje opozit pa frymemarrje,pa dinjitet,pa vizion,veçese eshte nje diçka amorfe (pa jete).Basha pret te bjen koqet e demit, (Rames) por ato nuk kane per te rene kurre.

  6. GJINI says:

    BASHA ESHTE RRAHÙR QE KELYSH ,NEPER ZGJEDHJE ,
    PRANDAJ NUK MERR PJESE NE TO !
    GJITHMONE PER TE FAJTORE JAN TE TJERIT !
    POR NDONJI I AFERT I TIJ MUNDET TA PYESI ,PO TI VET
    OR BASH A KE KUND NDONJI FAJ ?

  7. @ says:

    Te paska hedhur Astriti trute e gomarit o Gjergj! (kete here)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje