Partia Demokratike ka deklaruar pasditen e sotme se nënkryetarit të bashkisë së Kamzës Vendim Demaj i është vendosur tritol në banesë.
Përmes një shtypi të dalë nga zyra e shtypit të selisë blu, PD thotë se ky është një sulm politik ndaj përfaqësuesve të opozitës.
PD bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsi rritjen e dhunës kundër kundërshtarëve politkë dhe përfaqësuesve të opozitës. Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësisht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë.
Policia e Shtetit po e fsheh këtë ngjarje të rëndë dhe deri tani nuk ka asnjë të dhënë për agresorët.
Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallëzim të agresionit ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës.
Fshehja e ngjarjes nga policia nuk i kontribuon as zbardhjes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mosbesimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë.
Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtetit bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre.
Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt dhune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë. Çdokënd tjetër me përgjegjësi ligjore që me veprimin apo mosveprimin e tyre mundëson akte të tilla dhe pengon ndëshkimin e autorëve, e paralajmërojmë se ne as nuk falim e as nuk harrojmë. Ora e drejtësisë do t’u trokasë shumë shpejt!”, nënvizon PD.
PA DISKUTIM bANDITET E SALIUT JA KANE VENE.SI DUKET DO KETE KERKUAR TE DALE NGA VATHA BERISHISTE
Uhhh Nen-kryetar i “Parisit’ ky, teper i rendesishem per ta vrare Edi Rama. I varfri nen-kryetar qe ja kane prepre koken Saliu me Lulin ne letra dhe pastaj i kane vene edhe tritolin. Ka shume tropojane te paguar qe jetojne aty ne Kamez dhe qe vrasin edhe nenen per para, jo nen-kryetarin e tyre. Nen-kryetar kij kujdes se Saliu me Lulen ta paskan prere koken.
Eshte skenar i vete organizuar, pasi nepermjet ketij sulmi me eksoploziv kerkojne te perfitojne azil politik familjarisht duke kerkuar t’i fshihen drejtesise per te gjitha aferat korruptive ne bashkine e Kamzes. Kot e kane, nuk shpetojne dot pa u denuar per pasurine e vjedhur.