Nga Pandeli Bardhi
Zylfua, një personazh shumë i njohur, jo pak bëma kishte bërë në të kaluarën. Pavarësisht bëmave të tij në të kaluarën, fshatarët u mblodhën dhe me “konsensus” vendosën që Zylfon ta dërgojnë me dhentë e fshatit, duke mos e menduar që Zylfoja, edhe në këtë detyrë, nuk do të hiqte dorë nga prapësitë e tij.
Ditë për ditë ai ndillte ujqërit që të vinin dhe dërgonte lajmin në fshat se “i kishin ardhur ujqërit” dhe kopeja e dhenve ishte në rrezik. Turreshin fshatarët me hunj e me sëpata në ndihmë të tij, por.. ktheheshin të zhgënjyer!.Një ditë, që Zylfos nuk ja priste mendja, një kope ujqërish zbatuan “dëshirat” e tij dhe u futën mes tufës së dhenve, disa i hëngrën, disa të tjera i shqyen e të tjerat i plagosën duke i futur tmerrin atyre që mundën të shpëtojnë.
Zylfua, dërgoi lajmin në fshat, por fshatarët këtë herë nuk lëvizën nga vendi duke menduar “Hë se Zylfua, kështu e ka”!
Në vend që fshatarët t’i kërkonin llogari Zylfos, ishte ky që akuzonte fshatarët sikur ishin këta që i kishin dërguar ujqërit duke akuzuar “kryeplakun” e fshatit! Në vazhdën e akuzave, përveç fshatarëve, nuk linte prapa as kalimtarët e “zonës” dhe ata të huaj që kishin ardhur në ndihmë të fshatit.
Në fund betohej “Më ndjeni, zotërinj, unë kam bërë të pamundurën për të mbajtur “kopenë” të bashkuar, por ato, i ka përçarë “Kryeplaku”i fshatit!” “Betohem dhe më vraftë kjo “kërrabë” që mbaj në dorë dhe që është arma ime e shenjtë, nëqoftëse unë e kam lëshuar ndonjëherë nga dora! “Janë edhe ca të huaj, të ardhur gjoja për ndihmë që mbështesin kryeplakun dhe jo mua që u bëra “gjysmë njeriu” në këtë detyrë kaq delikate”!
Qysh nga ajo kohë e deri në ditët e sotme “Zylfot” jo vetëm që janë shumuar, por kanë zënë edhe poste të larta deri edhe në detyrën e Presidentit, që vetëm emrin nuk e kanë “Zylfo” por veprimet, i kanë të njëjta.
Thonë që kur ke ndonjë hall të madh, shikon vetëm ëndrra të frikshme. Kështu edhe “Zylfoja” i sotëm, ka parë një ëndërr sikur së shpejti do të bjerrë një tërmet i madh apokaliptik” dhe do të bëjë kërdinë! Është me vend të themi që vetëm tërmetet nuk parashikohen bile edhe kur një grup sizmologësh parashikojnë diçka të tillë ata nuk mund ta publikojnë atë si të vërtetë, por gjithmonë si një e dhënë në kuadrin e parashikimit për të mos përhapur panik tek banorët sepse në fund të fundit si çdo fatkeqësie natyrore edhe tërmetet, janë në dorën e Zotit dhe me të drejtë thonë,”Zoti të verë dorë”!
Kurse Zylfoja, e bën këtë fakt të kryer, duke ju referuar një sizmologu të huaj që është nga më të mirët, i cili thotë: “Unë nuk kam parashikuar një gjë të tillë dhe aq më tepër t’ia kem thënë këtë Zylfos që as e kam idenë se kush është”! A nuk është edhe kjo një dëshmi më shumë për Ramën që ky çift “opozitarësh” i besojnë filxhanit?
Mbetet të aludojmë që meqë i ka hyrë frika në palcë, përhap panik duke lënë të kuptohet: Mos u merrni me mua, sepse ka edhe më keq, dhe merrni masa, ti kryeplak dhe të gjithë juve duke më raportuar një më një se ç’masa keni marrë!
Po pse vallë, nuk e di ky personazh se ç’masa janë marrë këtu për tërmete deri në gjashtë ballë, në një kohë kur këtu, edhe një shi të bjerrë mbyt qytete e fshatra, biznese e stalla, rrugë dhe ahure?
Nga vjen ky Zylfo, mos vjen nga banorët jashtëtokësorë dhe po i mëson sot se çfarë masa janë marrë këtu në këtë “fshat” që nuk kanë lënë puset pa e bllokuar me hedhurina?
Të tëra i di personazhi jonë por nuk zgjedh rrugën e të marrë ato masa që mund të marrë, për këtë fatkeqësi që ai ndjen që mos e dhëntë Zoti të ndodhë! Askush tjetër, bile asnjë specialist i kësaj fushe e aq më tepër një President, të flasë ëndrra të tilla. Mbetet të themi që frika i ka hyrë në palcë! Por, kjo, nuk është ëndrra e vetme e tij. Nuk kanë kaluar shumë kohë kur parashikoi një përplasje të madhe midis forcave politike më 30 qershor, ditë kur ai me Dekretin e tij, kishte parashikuar të bëheshin zgjedhjet për krerët e pushtetit lokal. “Do të ndodhi përplasje e madhe, ishte ëndrra e tij” dhe një ditë të bukur me një “çdekret” anulon datën e zgjedhjeve, duke mos e pasur fare në kompetencë dhe nuk cakton datë tjetër, duke krijuar një pështjellim tek qytetarët që ata të merren me hamendje e me lloj lloj interpretimesh.
Ky lloj personazhi, gjithmonë bën të kundërtën e asaj që premton dhe dekreton. “Kishte të dhëna se do të ndodhnin përplasje të mëdha” deklaroi dhe me një të rënë të lapsit Dekretin e tij e çdekretoi! Se nga i kishte të dhënat, ai asnjëherë nuk e deklaroi dhe mbetet të mendojmë që edhe kjo, ishte një ëndërr e tij si të gjitha ëndrrat e tjera.
Po sot, kur po shohim që krerët e pushtetit lokal të forcave të djathta politikë nuk po largohen nga karriget e tyre, pavarësisht që i ka përfunduar mandati, kush e ka krijuar këtë gjendje?
E ka krijuar ky President dhe “kryeplaku” Kryeministër që të zbatojnë “kanunin” e tyre që “këtu, jam unë”! Këtu, këta figura politike që kemi kërkojnë të vërtetojnë se kush është më i fortë, dhe askush prej tyre nuk i referohet ligjit dhe kjo, është fatkeqësia më e madhe e këtij vendi dhe e këtij populli që politika i ka zënë “kokën me derë”!. Sot, gjithkush po e sheh me sytë e tij atë përplasje që Presidenti kishte parë ëndërr se “do të ndodhnin përplasje, prandaj edhe e anulova datën e zgjedhjeve”!
Nëse do të ndodhnin kjo mbetet një hamendësi e tij, dhe këto përplasje që tani janë prezent, janë pikërisht pasojat e “masave” të tij për të mos ndodhur përplasje. A nuk e shikoni more President se çfarë precedentësh keni krijuar duke bërë sehir se si po “pushtohen” bashkitë” nga ato “masat” që keni marrë juve?
A e shikoni more President që po u jepni “armë” disa krerëve të Pushtetit Lokal të kërkojnë që “Bashkia të vihet nën protektoratin e ndërkombëtarëve në një kohë që një veprim i tillë qysh më shumë se para njëqind vitesh është quajtur si “anadollakësia” e kohës?
Kush e ka krijuar këtë? Këtë e keni krijuar juve me masat për të “ruajtur unitetin dhe të mos ndodhin përplasje”! E tërë kjo “zallamahi” President e ka zanafillën tek djegia e mandateve të opozitarëve. Juve, jo që nuk bëtë përpjekje për të ndalur këtë “çorbë’ por i nxitët për një veprim të tillë.
Kur juve nuk mundët të bindnit atë që mbani në shtëpi, a mund t’ju besojnë që juve bëtë të pamundurën për këtë veprim ekstrem, unikal në botë? A kemi të drejtë që fjalët tuaja të interpretohen në të kundërtën e tyre? Vazhdojmë më tej.
Para pak kohësh me “kërrabën” tuaj si President dhe me të drejtën që ju jep Kushtetuta, filluat të godisni të gjithë, vendas e të huaj, kryeministra e ambasadorë, që “futin hundët” në punët tuaja por që nuk ka forcë në botë t’ju ndalojë juve për të zbatuar Kushtetutën si President, sepse ruajtja e unitetit të popullit, është e drejta juaj ekskluzive”! Po pse nuk e ruajtët këtë unitet por e përçatë si asnjëherë tjetër?
Tani që e shihni që ka marrë “ferra uratën” nuk i drejtoheni Kushtetutës, por i drejtoheni atyre që “futin hundët” dhe u drejtoni një letër të gjatë siç e keni zakon, siç ja keni dërguar edhe Presidentit amerikan, ku midis të tjerave i shkruani: “Do të doja që si President i Republikës, t’i kërkoja zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës. OSBE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike!”. Pse tani “pas pilafit” kërkoni ndihmë në një kohë që gjithmonë keni punuar që të vinin këto “çaste kritike” siç shkruani ju?
Ata që i mallkove dhe i përgojove, tani u shtrin dorën dhe shfajësohesh, por tani është vonë! E megjithatë uniteti do të vijë nga faktori i brendshëm, baza është këtu dhe jo OSBE-ja, e askush tjetër, por juve mirë bëni që dorëzoheni, por të paktën kërkoni me ndershmëri që të largoheni vullnetarisht dhe ndiqni rrugën e Llallës, që për t’i shpëtuar vetingut dha dorëheqjen.
E mos u hidhni “degë më degë”. Një herë u betuat se do të sakrifikoheshit si Alende, por jo si Alan Garcia i Perusë, herë tjetër duke pasur parasysh ndonjë atentat, morët si shembull Avni Rustemin, një herë tjerët Mic Sokolin e Vojo Kushin, por asnjë prej këtyre nuk merrni shembull!
“Unë bëra ç’është e mundur që të pajtoja palët, por nuk ja arrita qëllimit” shkruani si gjynahqar! Duket që tani e keni nga halli dhe kërkoni të zgjatni agoninë tuaj..
Jo vetëm që juve nuk bëtë të pamundurën për vendosjen e unitetit, por bëtë të pamundurën për ta përçarë atë “ I kam kërkuar opozitës, thoni që në protesta të ruajë gjakftohtësinë dhe të qëndrojë larg dhunës”!
Jo mor jo, juve e nxitët dhunën, juve e “furnizuat” opozitën me të gjitha sa kishit mundësi, me “molotovë”, me “flakadanë” me “kapsolla”, me “çizme” e me gjithçka për të ruajtur jo unitetin e popullit, por unitetin tuaj me opozitën!
Vetëm mbasi u prononcuan të gjithë kombet pa përjashtim, vetëm atëherë ju u detyruat që të pëshpëritni që “opozita të qëndrojë larg dhunës”! Në vend që juve të ishit i pari kundër dhunës, ishit i fundit, bile edhe shumë më prapa nga mbështetësit e Bashës! Tani kërkoni të bëni “filma”?
Edhe për teatrin, të prishet apo të mos prishet, juve shkuat si protestues në ndihmë të opozitës. A ua lejon këtë Kushtetuta?
A jeni opozitar apo President i vendit? Juve Kushtetutën e keni si “bukë thatë” sepse kur ua kërkon puna i drejtoheni asaj dhe në raste te tjera, e lini mënjanë atë dhe i drejtoheni qenies nga Skrapari që ta marrin vesh se kush jeni, duke lënë të kuptohet që juve jeni një “baba Abas Ali” apo jeni ashtu si shkruante Enveri: Skrapari i trimave, gjithmonë ka lindur trima dhe trimëresha, por ti je, trim mbi trima, sepse jeni “trim pa sy”!
Për juve që keni sy e veshë, “trimi pa sy” që “Komandanti” kishte parasysh Fuat Celën, në rastin tuaj e kuptoni që “jeni ju President”!
E keni menduar mirë që së shpejti do të ngjisni malin më të lartë atë të Korabit dhe mirë do të bëni, të bëni pak relaks në ajër të pastër dhe mos e shtoni edhe më tepër “smogun” e politikës, në vend që ta shpërndani atë!
Eh !more likefloriri je bere objekt frymezimi me hajdutlliqet dhe budallalliqet e tua e te familjes daun.
Ne fillim frymezove saliun qe te pagezoi me emrin likefloriri e te gjithe me radhe…
Ruaju nga fahri faqe bytha se ka per te bete ndonje komedi per ty,prandaj te shoqeron kudo…
Abas Aliu ua thyen qafen te tyre atyre qe deviojne rrugen e Zotit.
e ke qare o Pandeli.
cdo fjale, cdo presje e cdo pike eshte e vertete, por presidenti k/zylfo eshte i rrethuar nga shume zylfo qe gjoja jane analist si turi, Cimi, Farua, Lubonja, Bushat Kapo, Ylli Koqe Barmashi .
Sa i bukur që është…!
Koke qyp
Dhe hajdut
Gjej vŕime per tu fut
Se Mona e ka te zene
Do te rinj per te ngrene
Foto flet vete “Nje shalqi shtrembarak me xhakete blue jeans”??
undefined
I nderumi president.Mos e pi deri ne fund kafene,lere pak llum ne fund qe ta shohe me nge filxhanin Mona
Ky eshte person me rrezikshmeri te larte shoqerore!mbylleni ne ELBASAN te haje pilaf me miza!!ju lutem!!!mbylleni brenda!!!ai eshte i cmendur…por nuk e di akoma!!ju lutem se do na beje gazin e botes!!!
ROBQIRI I SHQIPERISE KETE POPULL E SHPELAFTE MORTJA KUR MBAN PER PRESIDENT NJE SI PUNA E KETI QYPI ME MUTE NJERIU ME PLER
Kur te mbarosh se piri kafen , jepja
filxhanin te shikoje te ardhmen tuaj ,
rrugen per ne Rec !
Katundari Cufo shikon endrra me hajdute dhe police prandaj eshte I frikesuar, ky klluon eshte peshqesh i Berishes dhe bandes se antishqipetareve qe po e diskretitojne cdo dite Shqiperine dhe shqipetaret .
O jo bo bo edhe këtë kishim mangut.Mavri në pamje,mavri në mendime,turp në politikë.Bujar Nishanin kam filluar ta ngatëroj me De Golin.Ama përsa i përket sektorit të Alibabait,LikJa më i suksesshmi është si Regani në politike.Në këtë sektor ndër shqiptarët është me të vërtet PRESIDENT.profesionist .
E vrave veten me minute o (dine),Like.
Kjo te Shkon ty.
E vrave veten me kobure o (dine),Like.
Kjo te Shkon ty.
Pirdhu. like SA seshte vone.