Hëngrën drekë në Ohër, turistët thërrasin policinë kur shohin faturën

6 Gusht 2019, 11:48Lifestyle TEMA
Hëngrën drekë në Ohër, turistët thërrasin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ohrit. Disa turistë kishin shkuar për të drekuar në një lokal, kanë ngrënë, kanë pirë, deri këtu gjithçka në rregull. Por kur ka ardhur fatura turistët kanë mbetur të shokuar.

Në total ata kishin shpenzuar 50.000 denarë apo 833 euro. Ata kanë nisur të debatojnë me kamarierët.

Duke menduar se po u bëhet ndonjë mashtrim për shkak se janë të huaj, turistët kanë thirrur policinë.

Turisti Johannes shkruan në rrjetet sociale se ai dhe tetë miqtë e tij ishin ulur në një restorant për drekë, dhe 7 prej tyre porositën peshk, sallatë dhe perime që ata t’i ndanin. Porositën gjithashtu birra dhe verë të kuqe, e përveçse u kishin sjellë verën më të shtrenjtë, turisti thotë se ata sollën edhe gjëra që nuk i porosisnin.

“Ne ishim një grup prej nëntë personash dhe patëm një përvojë shumë të pazakontë në këtë restorant. Kur u ulëm, ata na thanë që kishin troftë të freskët nga liqeni, kështu që shtatë nga ne porositën disa peshk, të tjerët sallatë dhe perime për t’i ndarë. Porositëm birrë dhe verë të kuqe për të pirë.

 Në fillim ata na sillnin shumë më tepër sesa kishim porositur, dhe ata gjithashtu nuk na treguan se sa peshq do të sillnin. Kur mbërriti fatura pamë që ata na kishin dhënë verën më të shtrenjtë (një shishe prej 1500 denarë), dhe kishte gjëra që ne nuk i porositëm dhe nuk i morëm. Por ajo që u bë problematike ishte që ata pretendonin se na kishin shërbyer 12.5 kg peshk për shtatë persona, madje pa na pyetur sa donim. Në fund ata na dhanë një faturë mbi 50,000 denarë”, shkruan turisti.

Në fund, turistët paguan 660 euro dhe u larguan me përshtypjet më të këqija.

24 komente në “Hëngrën drekë në Ohër, turistët thërrasin policinë kur shohin faturën”

  1. dritani says:

    Paskan qene turiste rishtare. Gjeja e pare kur ulesh ne nje tavoline per te ngrene, duhet te kerkosh menyne. Aty, sic dihet ke, edhe cmimet dhe po ta mbajti xhepi, qendro, ndryshe kerko nje restorant ku ne tavoline gjen menyne.

    1. Kelmendi says:

      Gjeja e pare qe duhet te beje nje turist qe shkon ne Oher (…nese vene me ne Oher!) eshte te kerkoje emrin e ketij restoranti e ta shenoje me vije te zeze, t’u thote gjithe bashatdhetareve te vet duke perfshire Twitter, Facebook etj qe te mos shkele kembe njeriu aty. Pastaj shohim nese te sjellin menu apo jo. Bota eshte e mbushur me qindra vende te mbrekullueshme per te pushuar (sidomos Ballkani) – ky redorant duhet te ndihet me fat qe dikush begenisi t’i hedhe syte

      1. Raimond vlonjati says:

        Turistet nuk kane kerkuar Menune , se kane nenduar qe njerezit atje jane budallenj dhe keta mund tua fusnin

        Mirpo ata te lokalit ua futen me pare

      2. Kapedani says:

        O Kelment ,gjeja e pare qe duhet bere kur ulesh ne nje restorant eshte te kerkosh menune.Kur porosite veren duhet ti thuash kamarjerit cfare vere deshiron se çmimet e veres fillojne nga 10 euro deri 100 euro shishja. Keshtu eshte kur ulesh gjithe pordhe pa pyetur ne fillim per çmimet.

  2. Grigor says:

    Qen bir qeni.
    Ne hengrem dreke 4 veta ne Karaburun dje, dhe me koce rezervati paguam 8500 leke te reja me gjithe veren dhe disa gjera te tjera.
    Nje koce e eger bente 6000 leke copa dhe do kishim paguar 20 mije leke te reja me shume, pra afersisht do kishim paguar 30 mije leke ose nja 250 uro.
    Por 833 euro? Ai nuk qenka pronar lokali por monster.

    1. Brezi i djegur says:

      O shok me fal, koca e eger ben 6000 lek te reja po peshon rreth 3 kg dhe me nje koce te eger pallohen mire 5 veta.. Keshtuqe prap gati njesoj I bie te paguani ndoshta dicka me shume po jo 250 € se na lemerite.

    2. Kapedani says:

      O Grigor ti po thua qe 4 veta paguat 250 euro ndersa 9 veta shkon tek 560 euro. Pastaj kur ke tangerllik dhe porosit 2 hère peshk dhe ndonje shishe vere te shtrenjte fatura shkon shpejt 800 euro.

  3. dardan says:

    Epo fatura ju ka ardh ne gjuhe cirilike. Kush dreqin e merr vesh ça eshte shkrujt aty. Normal qe nje i huaj qe se di ate gjuhe do kujtoje se ja kan fut.

  4. Albani says:

    Disa turiste……
    Sa turiste ishin more shkerdhate…..mund te ishin 17 turiste….

    1. Altin says:

      Po 9 turiste ishin o kar. Pse nuk lexon sic duhet mo analfabet?

      1. Alban Kari lexo artikullin, jo vetem titullin, o KAR says:

        Ahahahahhahaah Alban Kari hahahah

  5. mik says:

    Ne fakt ky ” lajm ” na kujton te shikojme menune para se te bajme porosine. Te gjitheve na ka ndodhur te na ‘ zhvasin ‘ kamarieret.

  6. Gimi says:

    Ne vendet turistike menuja dhe çmimet duhet te jene 2-3 gjuheshe. Edhe ne Shqiperi ka maskarenj qe perpiqen tua hedhin te huajve. A ka me keq se turistet e lemerisur nga keto çmime te behen perhapes te fjales se keqe per ato qe kane hequr kur kthehen ne vendet e tyre. Drejtuesit e turizmit le te behen si vizitore te thjeshte, pa u shfaqur se kush jane dhe te shohin se çfare ndodh ne realitet. Nga kolltuku nuk mund te kuptosh se çfare ndodh ne realitetin e njerezve te thjeshte.

  7. Figuranti says:

    Hajde te pire,hajde te pire…
    gjashte veta nje shishe birre
    pine pine u bene tape,
    gjysma e shishes mbeti prape!!!!!

  8. lavdosh says:

    shkrim koti, nje perkthim nga ndonje postim ne mediat sociale nuk mund te shitet si shkrim.
    asnje vlere si shkrim

  9. Gani says:

    Nuk ka mundesi, sidomos ne Oher. Nje grup turistesh, sa, grup do te thote, nga 3-30 a me shume vete. JE vetmja gje e shtrenjte aty, eshte korani , por sa do te jete, prap nuk ka mundesi. Ose kane qene fucken brits, ose “turiste shqipare “qe hapen bythesh ” kur dalin jashte.

    1. Kinez Kosovar says:

      Po, po patjeter shqiptare, sidomos ai me emrin Johannes.

    2. ana says:

      Une e besoj dhe mundesia me e madhe eshte qe pronari restorantit te jete shqipetar.

  10. Dritoni says:

    Kostoja me e larte (27,790 DEN ~ 463 EUR) eshte per troften e Ohrit e cila eshte shume e shtrenjte, ndersa 6000 DEN – 100 EUR per vererat. Ne total 563 EUR. Te tjerat bashke dic me pak se 100 EUR.

  11. v8 says:

    Duket sikur kan qen mbi 10-15 vete.
    Nqs lokali eshte i shtrente, dhe porosit edhe ushqime te shtrenjta, ne varesi dhe te sasise, nuk eshte fare cudi qe te shkoje 50-70 euro personi

  12. Fatos says:

    Artikull idiot per idiota si puna jone qe bejne komente per idiotat qe i shkruajne. Qellimin e peshkimit te lexuesve e kapen, kot sa hani mut.

  13. Josifi says:

    Ta marrin vesh se pagesa e kripur ishte për tu uruar emrin e ri si shtet.Duhet të kenë qënë turistë grekë!

  14. Mendimi jo profesionist says:

    Kostua u ka vajtur me fature tatimore pra,nuk ka mashtrim.Perpara se te porositesh kerko menune dhe shiko cmimet.Keta turiste e kane konsumuar ate ushqim e pije pa u menduar dhe kur pane faturen u hodhen perpjete.Para se te veprosh pyet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje