Basha takon demokratët e Shijakut në një lokal dasmash: Na mbështet 85% e shqiptarëve, jemi shumica ndaj "Rama ik"

7 Gusht 2019, 18:33Politika TEMA

Lulzim Basha ka takuar strukturat drejtuese të PD në Shijak.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se beteja e nisur nga opozita për zgjedhjet e lira e të ndershme është një betejë për interesin e çdo qytetari shqiptar.

Ai tha se “Djegia e mandateve ktheu besimin e qytetarëve se kjo betejë nuk është një betejë si të tjerat, nuk është, siç përpiqet ta paraqesë Rama, një betejë mes partive politike. Jo! Kjo është betejë për t’i kthyer çdo shqiptari liritë, mundësinë, demokracinë. Kjo është një betejë në të cilën ne dorëzuam pushtet. Nuk shkuam për të marrë pushtet, por dorëzuam karriget, mandatet tona, imunitetin tonë, privilegjet tona për t’u rreshtuar krah për krah me qytetarët.

Kreu i opozitës nxori në pah faktin se këto 6 vjet, përballë opozitës ka qenë një kundërshtar i paprecedentë, një regjim kriminal, të cilit PD i është kundërvënë me një rezistencë të paprecedentë dhe me vendime politike të paprecedentë, që kanë rikthyer besimin e qytetarëve tek PD.

Basha: Refuzimi i farsës së 30 Qershorit është edhe refuzimi i regjimit të Edi Ramës. Më 30 Qershor 85 % e shqiptarëve konfiguruan përmasat e shumicës së re në vend, shumicës “Rama ik”, me në krye Partinë Demokratike. 

Duke vënë në dukje gjetjen kryesore të raportit të ODIHR-it se 30 Qershori ishte për interesin e qytetarëve, kreu i opozitës tha se ky ishte një proces për Edi Ramën dhe një tufë hajdutësh, me të cilët ai plaçkit vendin.

Basha: Plaçkit buxhetin, plaçkit taksat, plaçkit prokurimet publike, koncesionet, PPP-të, tenderat, plaçkit bregdetin, pyjet, malet, minierat, naftën. Të gjitha janë plaçkitje dhe grabitje e hapur. Plaçkitje është Teatri Kombëtar, plaçkitje është Stadiumi Kombëtar, plaçkitje është Unaza e Re, plaçkitje është Milot-Balldreni, 10-fish i çmimit të një autostrade në Evropë, në popullin më të varfër të Evropës.

3 komente në “Basha takon demokratët e Shijakut në një lokal dasmash: Na mbështet 85% e shqiptarëve, jemi shumica ndaj “Rama ik””

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen. Vetem Lul Basha mund te bashkoje ballkanin.

  2. Tonny says:

    Per hajer te zotit shpise ….hajde pall hajde

  3. Zigur Qarri says:

    Shqiptare deklarohuni vlleh te merrni pashaport greke dhe rreth Saliut dhe Lulit te shkojm drejt rruges se fitores tone madheshtore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje