Çështja e Teatrit Kombëtar, Rama citon Bruno Shllakun: U ndërtua nga fashistët për stallë kuajsh, Teatri i Ri të fillojë punën një orë e më parë

7 Gusht 2019, 16:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me citimet e aktorëve që janë pro ndërtimit të një teatri të ri. Kësaj here Rama ka publikuar mesazhin e fortë të dhënë nga aktori i njohur Bruno Shllaku, i cili e ka krahasuar teatrin aktual si një stallë.

Shllaku thotë se Teatri është ndërtuar nga Italia fashiste për të shërbyer si kapanon truprojash.

Kujtojmë se shumë prej artistëve janë të ndarë nga të tjerët ku janë shprehur se nuk do të lejojnë që të shembet Teatri aktual , pasi sipas tyre në të kanë të gjitha kujtimet dhe duhet të ruhet si monument.

Rama shkruan:

“Miti i skenës shkodrane Bruno Shllaku, ishte vetëm 11 vjeç, kur u ngjit në skenën teatrore. Ndërsa si profesionist ai e nisi karrierën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Si emigrant, së bashku më të shoqen Paskualinën, edhe ajo artiste e “Migjenit”, krijoi një teatër fëmijësh jashtë vendit. Pas rikthimit në Shqipëri, si aktor dhe regjisor i Teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku, ka pasur një karrierë të pasur me personazhe në skenë dhe ekran. Opinioni i tij për çështjen e Teatrit Kombëtar është i qartë.

BRUNO SHLLAKU:

Më vjen mirë që gjithmonë gjërat e mira vazhdojnë sipas traditës klasike, të lindin me vështirësi. Kam parasysh për analogji momentin e parkut të Liqenit, kur u vërsulën i madh e i vogël me drurë e me shkopinj dhe mjete rrethanore për ta ndaluar të bëhej, dhe po ato njerëz vijnë dhe gjejnë qetësi dhe kënaqen, ndoshta – ndoshta edhe mburren në heshtje.

Përsa i përket çështjes së Teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon truprojesh. Ajo vërtetë që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re, bashkëkohore që t’i përkasë Teatrit të Tiranës, i cili shumë shpejt do të jetë në bashkëbrinj me qytete të mëdha të Europës.

Reliket, figurat, objektet e suveniret e atij teatri, do të jenë në një seli të shenjtë si Teatri i Ri modern, që jam i bindur se do të ndërtohet. Jam dakord që Teatri i Ri të fillojë punën një orë e më parë dhe madje kam besim absolut te arkitekti që do vërë dorë në teatër.”

2 komente në “Çështja e Teatrit Kombëtar, Rama citon Bruno Shllakun: U ndërtua nga fashistët për stallë kuajsh, Teatri i Ri të fillojë punën një orë e më parë”

  1. Fuat says:

    Bruno Shllaku asht nji gruqime e robqime qe mohoi familjen e vet e u bo bythelepires e Edvin Linde Qimit.Bruno gruqimi,robqimi e Morr Baze gruqimi.Ju qifsha Robt krejtve.

  2. Thonjpapreri says:

    Gojori i rradhës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje