Fansat kundërshtojnë rixhirimin e filmit “I vetëm në shtëpi”: Është perfekt ashtu siç është

7 Gusht 2019, 19:31Lifestyle TEMA

Fansat e filmit “I vetëm në shtëpi” kanë dalë kundër Disney-t, kompanisë që ka ndërmend të ribëjë filmin klasik të Krishtlindjes.

Disney ka njoftuar se do të bëjë një “remake” të këtij filmi për të promovuar shërbimin e tij të ri Disney+, që do të nisë në muajin nëntor në SHBA, ndërsa në Evropë mund të vijë në vitin 2020.

Por, fansat e filmit me protagonist Macaulay Culkin nuk duan aspak një film të ri.

“Disney, mos guxoni ta ribëni filmin. Është perfekt ashtu siç është”, shkruan një përdorues në Twitter.

Filmi “I vetëm në shtëpi” (Home Alone) ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që kur u shfaq për herë të parë në kinema në vitin 1990. Por, edhe në vitet në vazhdim ai është i preferuari i familjeve kudo në botë sa herë që afrojnë festat e fundvitit.

Në film, 8-vjeçari Kevin McCallister (Macaulay Culkin) duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë, pasi është lënë aksidentalisht vetëm në shtëpi nga familja gjatë pushimeve të Krishtlindjes.

1 komente në “Fansat kundërshtojnë rixhirimin e filmit “I vetëm në shtëpi”: Është perfekt ashtu siç është”

  1. Vlonjati says:

    Ishin Tre hajdute nuk ishin dy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje