Një dekadë nga ekzekutimi i policëve në Durrës: Përkujtohen katër të rënët në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit

7 Gusht 2019, 17:44Kronika TEMA

10 vite më parë, qetësia e plazhit të Durrësit u prish nga krismat e armëve. Aksioni i policisë për arrestimin e të kërkuarit për vrasje, Dritan Dajti, përfundoi me vrasjen e katër oficerëve të policisë.

Ata janë heronjtë e uniformave blu: Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani. Sot mbushen 10 vite nga kjo ngjarje e rëndë dhe drejtësia ende nuk është vënë në vend. Të katër të vrarët nga radhët e policisë prehen në Varrezat e Dëshmorëve.

“Këta djem të rinj nuk kanë nevojë as për fjalë dhe as për elozhe, por vetëm për një përulje me respekt ndaj tyre. Ju prindër ndonëse me lot në sy dhe plagë në zemrën tuaj duhet të jeni krenarë sot e përgjithmonë, pasi emri i tyre nuk do të harrohet kurrë, por do të kujtohen ndër breza. Janë ëndrrat e tyre të lëna ne mes që do të na bëjnë të ecim përpara.” u shpreh Valbona Xhani, bashkëshortja e të ndjerit Fatos Xhani.

Dështimi i aksionit policor bëri që Dritan Dajti të vriste katër punonjës police. Pas 10 vitesh dosja Dajti endet në duart e gjykatës.

“Kolegët tanë që tashmë prehen në altarin e kombit u ndanë prej nesh nga plumbat e krimit të organizuar. Dhe ende sot shpirti i tyre nuk gjen paqe deri në dhënien e drejtësisë së merituar për dorën vrastare.” deklaroi Aida Hajna, Zv.Drejtore e Policisë së Shtetit.

224 efektivë policie kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Zevendësministrja e Brendshme Rovena Doda bëri apel:

“Të rreshtohen në krah të policisë së shtetit institucionet që sakrifikon më shumë e përditë deri në sakrifica sublime, por fatkeqësisht mbi supe jo rrallëherë kanë baltën e akuzave të pamerituara. Policia është dhe mbetet vetëm e shtetit, ndaj të duam policët dhe policinë. ”(tch)

9 komente në “Një dekadë nga ekzekutimi i policëve në Durrës: Përkujtohen katër të rënët në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit”

  1. Vito & Niko Kermilli says:

    Po zoti Miniser ishte i zene me ndonje pune qe nuk ishte ne ceremoni?

  2. shkurt2014 says:

    Po preje se i doni e i respektoni kaqe shume,uniformat e policise shtetit,lejuat qe vrasesin e 4 policve ti falin jeten banditet me emrin gjyqtare,tju vijne turpe,po ju te tidhe jeni,te vrisni naten e te qani diten,sic bente dulla,pasardhesit e dulles jeni.

    1. Eri says:

      Ai qe ti quan dulle,kriminelet i varte prej gjuhe.

  3. Subi Rakipi says:

    Nuk e di perse kerkohet autorsia me ngut tek Dritan Dajti,ai ka kusure te tjera,po kurresi vrases i policve.Histori e gjate,vrasesit kane qene dhe jane Brenda rradhve te policise.me shume pyeteni Agron Kulicin,ai eshte strumbullar i te gjitha krimeve te ndodhur ne ate perjudhe,dhe cudi nuk i ka hyre asnje gjemb ne kembe! Njesia operacionale veproi me koken e vete,pa pritur miratimin e eprorve apo ne zbatim te ndonje plani masash,flitet qe Dritani kishte nje sasi parash,dhe kjo beri qe djemte qe u vrane te niseseshin me urgjence ne drejtim te tije,pa vene ne dijeni e pa kerkuar ndihme nga Drejtoria Vendore e policise,pa shenja te dukshme policore,as fenolina ne makinat e tyre private,dhe asnje uniforme.Po kete informacion per parate duhet ta kete patur edhe dikush tjeter nga drejtuesit e policise klan tjeter brenda klanit,dhe si pasoje ndodhi vrasja,qe nuk do zbardhet kurre! U nxitua brenda tre oreve te shpalleshin deshmor,dhe te masakrohej Dritani.Ajo canta e lekeve te Dritanit fshehe mistere!Uqofte dheu i lehte.

  4. Skrapari says:

    Ne Greqi kush vret polic nuk arrestohet vritet ne “shkembim zjarri” me policin.

  5. Pantera says:

    Ja pra duket fare qarte ndryshimi i shtetit te fuqishem dhe te drejte me ate rumpalle dhe te degraduar totalisht . Ne USA ketij pisi do ti kish kaluar injeksioni kokteil neper damare , kurse ketu kerkojne manovra dhe padrejtesi nga dritaret e” hapura” te lene enkas nga ligji i nje shteti vari teneqen , per te mos thene vari ……… se ndyt gojen mengjes mengjes ………jo vetting bkh dhe spak , por revolucion total kerkon Shqiperia , e vetmja rruge qe te quhemi dhe ne qytetare te nje shteti te drejte dhe te forte , te tjerat jane ne biseda te gjendemi dhe hi syve qorave …..

  6. Lani says:

    Njerezit shikojne nga keto lloj historish dhe nuk kane besim te shteti.Vrasesin e kane ne qeli dhe akoma nuk kane zbardhur ngjarjen dhe te japin denimin.

  7. lalai says:

    Çfarë herronjsh..?
    mjerë ata që ikën po 1 grup policësh shkojnë për të vjedhur të informuar nga GRUPI ÇIFTELIA nga ana tjetër 1 grup policësh pa AKADEMI shkojnë….ku as vet nuk e dinin për çfarë po shkonin.
    Dhe vranë njeri tjetrin.
    Po ti kishte vrarë Dajti do ishte shpallur Snajperi dhe Sherifi kohës..!!!
    Dhe ku janë HERRONJTË këtu???

  8. skenderbeu says:

    Arian Muca eshte ideatori i ‘grabitjes” dhe tentatives per vrasje te Dritan Dajtit. Ku jane pistoletat qe vrane dy policet dhe plagosen Tan Dajtin. Si ka mundesi qe Ky eshte drejtor i policise se Elbasanit. Prisni dhe do shikoni ndonje masaker ne Elbasan. Arian Muca eshte kaheresh i lidhur me grupet e droges, qe kur ishte ne Berat.
    Ky eshte dhe ideatori e organizatori i vrasjejs se Salih Tivarit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje