Bëni hedhje në det apo pishinë? Mjekët kanë një paralajmërim

8 Gusht 2019, 08:45Lifestyle TEMA

Pushuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e zhytjes në ujë të cekët dhe rreziqet që paraqesin parqet ujore, sipas një mjeku kirurg. “Një moment i çmendurisë” mund të çojë në dëmtime të mëdha dhe paralizë, të cilat shpesh nuk kanë kthim mbrapa, thotë Evan Davies, nga Spitali Universitar i Southamptonit.

Davies, një kirurg konsulent kurrizor, u bëri thirrje njerëzve që shkojnë me pushime të kujdesen për rreziqet e mundshme, sepse “jeta mund të ndërrojë kahje në çast”.

“Mesazhi im do të ishte të kujtojmë se paralajmërimet shëndetësore nuk do të jenë të larta në axhendën e shumë atraksioneve dhe destinacioneve të pushimeve dhe, në shumë vende, rregulloret dhe monitorimi mund të ndryshojnë shumë”, tha ai, duke paralajmëruar për kujdes të shtuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje