Shitet ”Rolls Royce” i Elizabeth Taylor për... 520 000 dollarë

8 Gusht 2019, 14:32Lifestyle TEMA

Një automjet i markës ”Rolls Royce”, i gjelbër, në pronësi të aktores së njohur amerikane, Elizabeth Taylor (1932-2011) u shit në ankand në Nju Jork për 520 000 dollarë.

“Goddess Green” (siç ishte emëruar ajo makinë) iu shit një ofertuesi anonim’’,  tha një zëdhënëse e shtëpisë së ankandeve ”Guernsey”.

Aktores Taylor iu dhurua makina ikonike në vitin 1960 nga ish-bashkëshorti, Eddie Fisher.

Ajo e mbajti ”Rolls Royce” për më shumë se 20 vjet para se të blihej nga koleksionisti kalifornian Karl Kardel në fund të viteve 1970 dhe besohet se aktorja nuk e ka ngarë kurrë atë.

“Nuk mendoj se Elizabeth kishte pasur ndonjëherë patentë makine”, tha Kardel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje