Selçuk Bayraktar, udhëheqësi i prodhuesit turk të droneve “Baykar”, ka njoftuar krijimin e një makine fluturuese, e cila do të jetë projekti i parë i këtij lloji në Turqi.
Bayraktar tha se kompania ka punuar në vizatim teknik, dizajn, testim, detaje dhe prodhim prototipi për tetë muaj.
Makina fluturuese e quajtur “Jazar” është planifikuar të përfundojë në shtator dhe mund të zbulohet në Teknofest, festivalin më të madh të teknologjisë së Turqisë.
Makina është emëruar pas inxhinierit të famshëm Al-Jazari, i cili jetoi midis 1136 dhe 1206.
E themeluar në vitin 1984, “Baykar” prodhon drone, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme avionësh.
Kam nje ide.Le ta quajme kete makinen fluturuese Helikopter.