Suli nis detyrën si kryebashkiak i Kamzës, heq foton e Metës nga zyra: Ja puna e parë që do të bëj

9 Gusht 2019, 09:25Politika TEMA

Kryetari i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, nisi dje ditën e parë të punës në krye të bashkisë, që deri dje drejtohej nga Xhelal Mziu.

Në zyrën e tij, ai kishte hequr karrigen që ka përdorur Mziu, duke e zëvendësuar me një karrige të thjeshtë.

Krahas kësaj, ai hoqi edhe portretin e Presidentit Meta, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e Ismail Qemalit në zbatim të vendimit të marrë nga qeveria Rama në mbledhjen e saj të parë në vitin 2013.

Në një prononcim për “TCh”, Suli theksoi se puna e parë që do të bëjë do të jetë pastrimi i zyrave të bashkisë, pasi, sipas tij, ato janë lënë në gjendje skandaloze.

Rakip Suli u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kamzës pas procesit elektoral të 30 qershorit, ku garoi i vetëm pa kundërshtarë përballë. Më parë, kjo njësi vendore ishte drejtuar për 12 vite nga Xhelal Mziu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje