Para marrjes zyrtare të detyrës, ambasadorët e rinj të SHBA kanë marrë edhe porositë e fundit nga drejtues të lartë të Departamentit të Shtetit.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një takim me disa ambasadore amerikane që do përfaqësojnë SHBA-të në vende të ndryshme të botës.
Mes tyre është edhe ambasadorja e emëruara për në Shqipëri, Yuri Kim.
Kim shfaqet në krah të sekretarit, ndërsa ky i fundit në rrjetet sociale shkruan:
“Kënaqësi që pata një takim me ambasadorët tanë të emëruar ndërsa përgatiten për të përfaqësuar popullin Amerikan dhe për të udhëhequr Departamentin e Shtetit nëpër botë.
Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin tonë dhe me krah të lehtë”
Ngelen duke na derguar kineze.
Mire se te vish Z.Kim. Me te vertete me krahe te lehte por te forte. Nuk duam as me shume e as me pak por duam ate vendosmeri qe kishte Zoti Lu.
Shqiptaret tanime i kane syte tek ShBA. Shqiperia ose do te jetoje e do zhvillohet, ose do vdesi perfundimisht.
Duam te jetojme ne token e te pareve tane te cilen na e kane uzurpuar bandat kriminale, te organizuara e te armatosura deri ne dhembe qe prej 30 vjetesh.
Shpresojm të hiqen vizat përfundimisht për shtetasit tanë në këtë kontinent.