"Jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiakë", zbardhet kërkesa e Ramës për drejtuesit politikë

11 Gusht 2019, 20:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë, drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, ku thekson se nuk duhet të ketë batakçinj e feudalë partish nëpër bashki.

Gjithashtu Rama ka qenë tepër i qartë edhe në lidhje me zgjedhjet e 2021, teksa thekson se duhet bërë gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë.

Mesazhi i plotë i Ramës: “Në mbledhjen e KD në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, dmth nënkryetarët dhe administratorët (minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka do ta gjejë e ta vendose!

Profili i administratoreve duhet të jetë PROFIL SHERBETORI I KOMUNITETIT, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, po nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë ju lutem.

Po ashtu një raport për drejtorët aktuale në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventuale, mundësisht të konsultuar paraprakisht me deputetët, ASNJË LEVIZJE DERI ATE DITE!

Njëkohësisht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhur të situatës, nevojave, problemeve kryesore. Këto për momentin. Datën dhe një axhendë të plotë të takimit do ta merrni nga Sekretari për koordinimin e Këshillave Drejtues të Rajoneve, Ilir Beqja. Kalofshi sa me mire! Edhe një merak paraprak që mos i ngrini mendjen kujt:

Asnjë nga ata që kanë qenë kryetare komunash përpara 2015 në bashkitë e djathta, mos ma sillni propozim për administrator! Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, po mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po PËR TË DREJTËN! 

Kjo do të thotë ndër të tjera se jo vetëm s’duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, po duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërfshirjeje – me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021-shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit po nuk janë!

Dhe mos e harroni: PS fitoi per ju në 30 qershor. ju duhet te bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! kjo është në themel të krijimit të këshillave drejtues të rajoneve!“ka përmbyllur mesazhin e tij kryeministri Rama. (TemA)

22 komente në ““Jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiakë”, zbardhet kërkesa e Ramës për drejtuesit politikë”

  1. TOMAS says:

    ME TY HAROJE.VETEM DESHTIM DO TE KETE PS.(TURKOMAN).

    1. Pirdhuni says:

      Pirdhu ne qipro!

      1. Raymond vlonkati says:

        Uu kush flet

        Po ly Rama vetem rrugecer emeron neper Bashkite e Shqiperise,
        dhe biles rrugece kriminele

        Gjith ajo Shkoder dhe nuk u gjet nje socialist i shkolluar , si psh ish Ministri i Jashtem , Bushati , mund te ishte nje zgjedhje perfekte per Shkodren
        por u vendos per Kryetar Bashkie nje kriminel i rendomte , me recorde kriminale ne Itali .

        Po ashtu Lezha qe ka gjithe ata intelektuale dhe Rana vendosi nje rigac , ne krye te bashkise

        Ne Kavaje po ashtu nje halabak i qelbur fare

        Une nuk e kuptoj cfare krijese e ulet esht ky Kryeminister qe vendos kriminelet ,
        ne krye te Bashkve te perfaqsojne PS

        Duhet te ngrihen ne proteste vete socialistet dhe ta zene me gure kete Kryetar partie qe kane ne krye te PS,
        se ky mire qe esht hajdut i papare ,
        po ky tregohet dhe shum njeri qelbesire,
        kur zgjedh ne krye te Bashkve, halabaket e qyteteve te Shqiperise

    2. Komentuesi says:

      Me ju zoti Rama,Shqiperia do ecin perpara.Mos degjo qent e Saliut qe lehin kundra teje.Atyre dita u duket nate dhe te marçin te keqen.

  2. Rrofsh Ramet says:

    Feudal Partiak?…lol
    ka pjerdhur se nuk e pyt ma Evropa e Merkelit….kur shkon e vjen nga Turkelia, vetem pjerdh……nga goja

  3. Algor says:

    Obobo ç’degjennerim politik LB e demokrateve te braktisur nga PD kryeneçe e pa asnje alternative. Dmth ER i dergoj mesazh qe : takohemi je 2021, siç ia pat thene qe ne janar te ketij viti. Por LB kujtoi se ishte W. Churchill me taktikat e tija te mrekullueshme. Jo, LB fatkeqsisht e humbi shansin per te dale nga qorrsokaku i SB dhe injoranteve pereth tij.

  4. Adam says:

    I keni hyp ketij miletii dhe nuk i zbrisni deri sa mos te kete me te flase shqip ne kete vend. Nuk u pranon askush prej perndimit ju Bajga e ndar dysh PS-PD,LSI Jeni pjella e Qelepirit vetem se nderroni Emrat se njejte jeni per 500vjet

  5. Tajari says:

    Z.KM edhe pse jam simpatizant i PS ,nuk mund te hesht.Me shume se Bajraktar,feudal,arrogant,autoritar,batakci,anti shqipetar ( nga PS )……..e thene popullorce..KOQE KANDARI..nga Ju nuk mund te gjesh.
    Ju jeni Sali Berisha I PARTISE SOCIALISTE.
    UROJ TE KENI NJE JETE POLITIKE SA ME TE SHKURTER.
    Ju jeni Nje zhgenjim.
    Ps zgjohu.

    1. mik says:

      Tajari – Gjithmone kam menduar se fjalet e pakta thojne gjithcka te sakte. Komenti i jot asht nje shembull konkret. Te lumte.

  6. Eri says:

    Z. Rama, e ke humbur kredibilitetin.
    Mjafton, te shohesh me ata qe shoqerohesh dhe takon (kur ben qoken e rradhes) duket qarte qe nuk je me i mire se opozita. Vetingu te ben mire ty dhe zagareve qe te rrethojne.
    Eri

  7. Tironci says:

    Mos e rruj Edo,lenja ktyne ta rrujn qe ene dhi e zgjebosme ene bishtin perpjet.Truni ktyne ka pjerdh me kohe.Jepi e mos tolero asnjonin sepse vertet duhen njerez me menje per ta ndryshu per mire ate ven,dhe jo injorant,ku syt ja zon babzia per te vjedh dhe plackit.Nese nuk kthehen ne njerez,ligji ti kthej ne kafshe pune duke e zbatuar ate nga forca,sepse ndryshe ska.Hongren e vodhen sa deshen duke u msu dembel,por ska mo qofte ke daja.

  8. Lizga says:

    Analize korrekte…..shpresojme qe te ndodhe…BRAVO

  9. Kasemi says:

    Te lumte goja kryeminister! Shqiptaret duhet te piqen e te kuptojne, se pushteti qe e delegojne nepermjet te zgjedhurve, i detyron keta te fundit, t’i sherbejne atyre qe e zgjodhen!

    1. bicaku says:

      Jete te gjate paste per ty zoti Edi Rama. Ideatori dhe arkitekti i Shqiperise moderne. Te gjithe shqiptare e ndershem, ate qe shohin dhe vlersojne te rene dhe moderne, atr qe mendojne per te arthmen dhe familjet e tyre janr vetem me ju zoti Rama. Flm per te gjitha ato qe ke bere per kete popull.

  10. tiku says:

    Vetem PS mendon per kete popull.Po u vendos drejtesia, pastaj çdo gje tjeter vjen duke u rregulluar.Burg sa me shpejte i tre hajduteve dhe vrasesve te shqiptareve saliut , lulit dhe metes.

  11. saliu says:

    Kujdes Tomas se mos takon ne ndonje pras.

  12. X says:

    “Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka do ta gjejë e ta vendose!”.KY ESHTE I MADH PER NDER. KANE FILLUAR TE DALIN NJOFTIME NE SHTYLLA NEPER QYTETE : “KERKOHET PUNETORE PASTRIMI, PJATALARESE, PICANJOL DHE N/KRYETARE BASHKIE”

    1. ca ca says:

      meqe ka njoftime nxito per ndonje vend se te gjithe ankohen per pune

  13. Titi says:

    Me nje fjale.jo si Rama.

  14. Selaudin_Nuri_Gezim_Termet says:

    Je qesharak deri ne trishtim.
    Bashkite e rretheve kane nje komandant, te tjeret jane te gjithe ushtare. Komandantet ne shumice i ke zgjedhur injorante, te forte, feudale lokale e figura qe qeshin edhe qente. Cfare rendesie ka cilesia e ushtareve?

    Si do dukej nje nenpunes i ndershem ne krah te Termet Pecit, Nuri Belbes, Gezim Topciut e Rakip Sulit?
    Une nuk e imagjinoj dot. Ti ndoshta mundesh, por realisht nuk ke per ta pare.

    E pe sa qesharak ishte ai injoranti i Shijakut ne pergjimet e Bild?
    E pe sa per te qeshur ishte Rakipi kur bente gek-mek pasi ja hipi Kamzes.

    Edhe e fundit, ka me turp se nje tjeter injorant premtonte qe kete mandat do bente me shume se cfare ishte bere per 20 vjet. Ky eshte agai i Maliqit. Ky aga harron qe keto 20 vjet ka qene ai ne krye te puneve(sic ke qejf zotrote ta quash abuzimin)
    Hidhi nje sy CV-ve te keshilltareve te bashkise Maliq ku seksioneve te eksperiences e arsimit i pergjigje me “PO”, “JO” apo edhe me keq, me “SKAM”.

    Ne faqen e KQZ i ke. Hidhi nje sy.

    Rruga mbare!

  15. Doni me per Belulin? says:

    Nga e thena ne te bere, na ndan nje det i tere..

  16. Nexhat says:

    Po ty je me i keqi i gjithe te keqijve. Po ty i mblodhe ata per te ardhur ne pushtet. Ty je me batakçiu, me rrenavveci, me hajdutii me aroganti qe prune Shiperine ne kete gjendje, e tash per te shpetuare bythen tende sulmone ata. Asnje drejtues,asnje deputet dhe asnje minister nuk ka bere asgje pa dijenine tende.
    Pra per te gjitha ty je fajtori kryesore.
    Ty je njeri pa dinjite pa moral i pa bese bythe lakuriq dhe i droguare qe vetem ne shiperi behesh kryeminister me ndihmen eSerbise dhe mbeturinave te komunizmit
    Ty je i vetmi kryeminister qe deshe te coptojshe Kosoven per nderin qe te bene kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje