“Ping-pongu” i PD me memorialin turk tek Liqeni, Çollaku: Isha në ceremoni me dijeninë e Bashës

12 Gusht 2019, 15:24Politika TEMA

Ish-kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas publikimit të videos ku ai merrte pjesë në ceremoni e vendosjes së memorialit nga ambasada turke në një zonë të Parkut të Liqenit.

Në një reagim për median ai thotë se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ambasadës turke, si përfaqësues i PD.

“Në ceremoni kam marrë pjesë si përfaqësues i PD në përgjigje të një ftese zyrtare nga ambasada turke në Tiranë.

Dita e 15 korrikut për Turqinë është shpallur dite zyrtare, dhe kjo e kategorizon si detyrim zyrtar respektimin e asaj date në marrëdhëniet ndërshtetërore.

PD si të gjitha vendet demokratike në botë nga ShBA, BE etj  e kanë dënuar grushtin e shtetit në Turqi. Po ashtu dhe opozita turke ka dënuar grushtin e shtetit.

Marrja e pushtetit përmes grushtit të shtetit nuk është vetëm çështje e politikës së brendshme në Turqi por një çështje e parimeve demokratike të cilat mbështeten në konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë, për këtë Shqipëria dhe bota demokratike e dënuan grushtin e shtetit në Turqi.

Turqia dhe institucionet e saj kanë të drejtë të shpallin ditët kombëtare dhe dëshmoret e tyre, ky nuk është tagër i yni, dhe interpretimi subjektiv është krejt pavend. Në marrëdhëniet ndërshtetërore secila palë respekton palën tjetër në mënyrë reciproke.

Nuk kam dijeni si është zhvilluar procedura për vendosjen e memorialit, për këtë duhet t’i drejtoheni institucioneve të bashkisë ose ambasadës turke. Ne kemi respektuar ftesën zyrtare të ambasadës turke në Tiranë”, tha Çollaku për A2 CNN.

Kjo deklaratë e tij nxjerr bllof Partinë Demokratike, pasi kjo forcë politike edhe pse kishte dërguar vetë përfaqësuesin e saj në ceremoni ,nxitoi të kritikonte vendosjen e memorialit në një zonë të Parkut të Liqenit, duke nxjerrë në një deklaratë zyrtare edhe Gert Bogdanin, i cili e quajti këtë akt si gafë nga ana e Veliajt dhe Ramës. (TemA)

11 komente në ““Ping-pongu” i PD me memorialin turk tek Liqeni, Çollaku: Isha në ceremoni me dijeninë e Bashës”

  1. faikonica says:

    Tane per lesh jeni me shku..Jeni kara e te rrezikshen..jeni ne lista te USA..bashke me Ramen…te pa bese e pa buksa

  2. Patrioti says:

    Or Collak,ambasada te ben ftese,por ti nu je robot. Nqs ambasada Turke do te kishte ceremoni ne ambjentet e saj, je ne te drejten tende te shkosh. Por per memorial do te ishte me patriotike te mos shkoje.

  3. Gjon says:

    Na myten turqit. Shume turq ka shqiperia

    1. Detari says:

      shumica jane turq

  4. Baliu says:

    “Trashegimi kulturore”!!!

  5. Koli says:

    Turqite imponuan fene islame me nje genicid te papare ndaj shqiptareve.Hakmarrja e tyre ndaj qendreses heroike qe bene shqiptaret me Skenderbeun ne krye u perkthye ne perpjekje per zhdukjen e identitetit.

  6. Zdravko says:

    Skiptari este koka kari tyrki

  7. F.You says:

    Me pak fjale te gjithe politikanet qe kane dale kane perkrahur kete akt te turpshem. Sigurisht to japin justifikime te ndryshme. Pas disa ditesh do dali edhe ndonje “profesor’ apo “analist” kundra, pra te duket sikur ka demokraci dhe pluralizem te mendimit. Sigurisht qe eshte loje dhe e meritojme. Arsyeja eshte se ne se bazojme qendrimin politik ne baza morale apo llogjike, por e kunderta thjeshte ne kaprico personale. Kete e dine shume mire politikane edhe Merua. Pra me pak fjale te thone: mbylle gojen dhe ha ate qe ke ngrene per 25 vite. PREMTIME dhe GENJESHTERA. Qe te kritikosh dhe te kerkosh llogari duhet te kesh shtylle kurrizore.

  8. M’hamudie says:

    Ky eshte KOKËTUL!???

  9. ariani says:

    Ky djale eshte nje i paafte, super medioker, i pshtire ne lepirjen e bythes se kujdo qe eshte epror i tij. Nje turkali tipik.. me kete e te tjere si ky PD-ja vjen ne pushtet pasi njerzimi te kete zgjidhur ndonje menyre tjeter te organizimit shoqeror dhe te jene shkrire shtetet.

  10. gloria says:

    Ka mbet PDte perfaqesohet nga ky idlot Collaku…
    Ky eshte kuader i modh dhe i ndershem nje jave rri me gruan qe e ka mor te perdorme dhe nje jave me dashnoren qe quhet A……, PD eshte bere parti baxhelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje