VIDEO: Fluks i madh i kosovarëve në Morinë, prej orës 3 të mëngjesit kanë hyrë në Shqipëri, mbi 22 mijë shtetas dhe 4 mijë mjete

12 Gusht 2019, 11:39Sociale TEMA

Prej orës 03.00 të mëngjesit kanë hyrë në Shqipëri nga pika e Morinës , 22145 shtetas kosovarë dhe 4058 mjete. 

Policia Kufitare në Morinë ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje. 

Njoftimi i policisë:  

Fluks i madh, në hyrjen për në Shqipëri, i shtetasve kosovarë 

Prej orës 03.00 të mëngjesit kanë hyrë në RSH, 22145 shtetas me 4058 mjete. 

Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje 

Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi. 

Ndërkohë, Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit. 

Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes. 

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës . 

Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet logjistike në dispozicion po monitorojnë trafikun, jo vetëm në Rrugën e Kombit, por në të gjitha akset rrugore, me përparësi akset drejt plazheve të vendit dhe do të ndëshkojnë cilindo drejtues mjeti që do shkelë rregullat e qarkullimit rrugor . (TemA) 

3 komente në “VIDEO: Fluks i madh i kosovarëve në Morinë, prej orës 3 të mëngjesit kanë hyrë në Shqipëri, mbi 22 mijë shtetas dhe 4 mijë mjete”

  1. Gushti Nxehte says:

    Prandaj duhen bere pushimet ne Korrik ne Shqiperi….ene shume larg nga Jugu…….mundesisht aty ku ska vajtur akoma llafi te Kosovaret….

  2. Freeman says:

    Hapeni mor ju marte e mira traun. Pse mo sot e gjeni per te ndaliar personat e rrezikshem juve, dhe per kete duhet ha pagujne dhjetra mijra te tjere ne pike te djellit?

  3. Rrumpalla says:

    Turp të të vijë, o Gushti i nxehtë. Çfarë do të thuash më ato fjalë? Pse a nuk kanë të drejtë të pushojnë njerëzit ngado qofshin, aq më tepër Kosovarët që janë në shtëpinë e tyre. Po në të gjithë botën ky lloj trafiku është çdo të premte, kur njerëzit shkojnë më pushime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje