Ligji “anti-shpifje”, Meta: Po e ndjek me vëmendje. Qeveria dhe Parlamenti të marrin në shqyrtim sugjerimet e shprehura nga gazetarët

15 Gusht 2019, 13:10Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar sot ne lidhje me paketen ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria, duke nenvizuar se po ndjek shqetesimet që janë ngritur nga komuniteti i gazetareve.

Reagim i Presidentit 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë, lidhur me nismën ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria.

Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”;

Përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën”;

Janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Presidenti Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur. (TemA)

5 komente në “Ligji “anti-shpifje”, Meta: Po e ndjek me vëmendje. Qeveria dhe Parlamenti të marrin në shqyrtim sugjerimet e shprehura nga gazetarët”

  1. ta says:

    Thonë për media të lirë jo media shpifese.

  2. Timi says:

    Jiqeni kor kete shkerdhate…ky eshte hajdut , katunar pis.nuk ben ad pwr lopcar…

  3. Nje qytetar . says:

    Ne fakt Ti duhet ta ndjekesh me vemendje se popullit si hyn ne pune.

  4. Kudreti says:

    Zotnia po e ndjek me vemendje!!! Lum ne per te!!! I lindur gjeni , u transformua ne flori dhe tashme eshte zotni qe ndjek me vemendje hallet yona!!! Cdo benim ne pa ty o Flori? Nga dashuri e madhe per ty kur te shikoj me dhembin syte dhe kur te degjoj me dhembin veshet. Me dhembe zemra kur shikoj Shqiperine transformuar ne hale ku dhjesin hajdutet.
    Hajdute qe te bejne agjitacion se si duhen bere ligjet.
    Hajdute qe mendon thelle, shume thelle, me thelle se floriri i Krabes….

  5. ZOROOS says:

    po te jene gomere gazetaret c mendim do marri parlamenti o like mavria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje