Prill 1990: Si e qëlluan Dhurata Sokolin me 5 plumba dhe e lanë të vdiste në shi, bashkë me të fejuarin

15 Gusht 2019, 09:10Politika TEMA

Sikur të kishin pritur dhe disa muaj, ndoshta sot do të ishin gjyshër me nipër e mbesa, por Dhurata Sokoli dhe Elez Kraja, donin të iknin sa më parë që të ndërtonin jetën e tyre larg Shqipërisë komuniste, pa e ditur se do të mbeteshin në kufi. Diktatura komuniste ishte po aq e egër edhe në muajt e fundit të saj, ku janë vrarë në përpjekje për t’u arratisur mijëra shqiptarë të pafajshëm.

Ky ishte dhe fati i vajzës së re shkodrane, që bashkë me të fejuarin e saj, mbetën pa varr deri në vitin 1993, kur trupat e tyre u gjendën bashkë.

Elezi me një plumb në kokë, ndërsa Dhurata me disa plumba në anën e djathtë të trupit, e lënë në mes të shiut e plagosur, deri sa vdiq.

Historinë e tregon motra e saj Afërdita Sokoli, e cila ishte 14 vjeçe kur mori lajmin e kobshëm, në një intervistë të dhënë para disa vitesh për Gilmana Bushatin, “Gazeta Shqiptare”.

E takuat motrën tuaj para se të nisej dhe a ju tha ndonjë fjalë?

E mbaj mend si sot, që Lata më tha që po shkoj te daja në Tiranë dhe më tha ta përcillja deri poshtë, por mama nuk pranoi, i tha që do e përcillte ajo vetë. Më mori vetëm xhaketën që kisha, në fakt i ndërruam, ajo mori timen që ishte blu dhe më dha të vetën, që ishte e kuqe. Pasi e mora vesh historinë, mendoj se ajo e ka marrë xhaketën time se ishte e errët dhe nuk donte që të dallohej. Nuk më tha asnjë fjalë, di që më dha vetëm vathët e saj në formë zemre dhe asgjë tjetër.

Kur e morët vesh që kishte ndodhur tragjedia?

Vetëm pas tre ditësh. Vrasja ka ndodhur më 20 prill të 1990, e morëm vesh më 23 prill. Dikush i kishte thënë babit, fjalët erdhën shumë shpejt. Isha në ditëlindjen e një shoqeje, po festonim, atje erdhi e më mori mama, më solli një fustan të errët dhe më tha ta vishja. Shumë orë më vonë, më thanë se për çfarë bëhej fjalë. Ndoshta njerëzit e dinin edhe më herët, pasi vetëm pasi mora vesh lajmin e vdekjes, atëherë e kuptova se pse më shihnin me habi.

Pse e ndërmorën atë hap ata të dy pikërisht në atë kohë?

Kjo është një histori e gjatë, duhet të dish dhe të kuptosh mentalitetin e asaj kohe, që të shpjegosh me hollësi ngjarjen. Dhurata dhe Elezi u mërzitën nga pengesat që kishin për t’u martuar me njëri-tjetrin, u mërzitën me ambientin, me paragjykimet dhe me gjithçka dhe vendosën të ndërtonin të ardhmen e tyre së bashku diku larg gjithçkaje, larg asaj shoqërie që vetëm të mbyste. Ata duheshin dhe nuk kishin mundësi të realizonin ëndrrën e tyre, kështu që menduan se do të ishte me mirë të iknin. Ja kjo është me pak fjalë historia e tyre, histori që e dinte i gjithë qyteti jonë. Donin të iknin me not nga Drini. Elezi e kishte bërë ushtrinë në postën kufitare në Sukaj të Dajçit, pikërisht aty ku donte të kalonte kufirin. Ishte prill dhe mund të kalohej kollaj, distanca nuk ishte shumë e largët.

Më vonë, çfarë u bë me trupat e tyre, a ua dha shteti?

Pjesën tjetër të historisë e di vetëm nga mama e babai, që ma thonin ndërsa gjendesha jashtë Shqipërie. Unë ika më 1992, trupat e tyre nuk ishin gjetur ende. Po, trupat e tyre nuk u dhanë menjëherë, vetëm me insistimin e prindërve, këmbënguljen e mamës, që për tre vjet me radhë bënte shpesh rrugën Shkodër-Tiranë dhe Tiranë-Shkodër. Ka trokitur në të gjitha institucionet e mundshme, pasi donte të dinte për trupin e së bijës, për trupin e motrës sime. Për tre vjet me radhë dhe aq dëshpërimisht e ka kërkuar motrën mama, sa njëherë ka shkuar te vila e Ramiz Alisë. Atje e ka ndaluar ushtari, të cilit i ka thënë “më vrit edhe mua këtu, dua trupin e vajzës dhe asgjë tjetër”. Po mama me Ramizin janë kushërij të tretë, ajo e ka djalin e vajzës së tezes. Dhe kur ka dalë Ramizi, i ka thënë mamës “Ajo vajza jote na nxori shumë punë, kur të vijë demokracia t’ua gjejë ajo”. Në atë kohë ai ishte president i Republikës.

Dhe në çfarë viti u gjendën trupat?

Vetëm në 1993. Unë s’kam qenë këtu kur i kanë gjetur, di që kanë qenë varrosur në lulishten e antenave të “Radio Shkodrës” në fshatin Kuç. Kufomat që të dyja kanë qenë të zhveshura, të dy njëri mbi tjetrin dhe së bashku me ta, dhe rrobat që kanë pasur të veshur atë ditë. Kufoma e Elezit ka pasur një plumb në tëmth, ia kishin çarë kafkën, ndërsa ajo e motrës sime ka pasur pesë plumba në krahun e djathtë, që nga gjoksi deri te këmba. Që të dy kufomat kanë qenë të paprishura në momentin që ka hapur babai varrin ku ishin futur nga njerëzit e shërbimit të postës kufitare. Pasi kanë bërë rivarrimin, baba e mama kanë larë rrobat e motrës dhe kanë parë që ata nuk kanë pasur asnjë shenjë plumbi në to. Ato kanë qenë të paprishura, e kjo do të thotë se atë e kanë zhveshur para se ta vrisnin, e kanë vrarë të zhveshur.

Në komunikatën operative thuhet që Dhurata ka deponuar në postën e kufirit, pasi thuhet që ajo ka qenë e plagosur. Jeni në dijeni të këtij fakti?

Sipas asaj që kemi mësuar deri më tani, është se pasi i kanë zënë, kanë vrarë në vend Elezin me një plumb në kokë, më pas janë marrë me Dhuratën. Ajo është plagosur në orën tre të mëngjesit, e deri në orën 11:00 të paradites e kanë lënë jashtë në shi, duke humbur gjak, pas asnjë ndihmë tjetër. Më vonë, janë kujtuar dhe e kanë futur në ambulancë për ta çuar në spital, po ajo ka vdekur rrugës. Këtë ia ka thënë babit shoferi i autoambulancës. Edhe në ambulancë e kanë futur të zhveshur. Për mendimin tim, ata që kanë qenë në shërbim atë natë apo atë ditë, në postën kufitare, e kanë përdhunuar para se ajo të vdiste. Ata katër apo pesë ushtarë që ishin, të rinj ishin, me gjak të nxehtë dhe mendoj se mund ta kenë përdhunuar me radhë dhe pastaj e kanë vrarë.

Por se si një shtet bën një krim kaq makabër ndaj një shtetasi të vet, unë s’e kam kuptuar dhe as e kam imagjinuar asnjëherë. Unë i kam mallkuar dhe vazhdoj t’i mallkoj ata njerëz, së bashku me mamën time, deri në fund të jetës. Unë, që kam qenë e re atëherë, për pothuajse një vit, e kam parë në ëndërr, një ëndërr që ndërtonte momentet e fundit të Dhuratës, atje në postën kufitare. Nëse unë vuajta dhe vazhdoj e vuaj nga kjo dhimbje e madhe, si mendoni se mund të ndjehet mama ime, tashmë e sëmurë, si mendoni se mund të ndjehet babai im, si mendoni se i konsiderojnë ato, ato farë dëshmpërblimesh që u jep shteti?

Dhe që kur kam ikur, nuk kam dashur asnjëherë të kthehem në këtë vend që shkon deri aty sa të shfrytëzojë më të dobëtin, apo më të pambështeturin për përfitimet e momentit. Nuk dua ta shoh këtë vend, s’kam asnjë lidhje. Atje në hyrje të Shkodrës, dua të shënoj në një pllakatë të madhe “Larg”. Se përveçse ndodhi krimi, askush nuk mori përsipër të tregojë të vërtetën e tij, të gjithë historinë e kemi ndërtuar mbi të dhëna, sa atje këtu. Njëherë, një punëtor që po punonte në shtëpinë tonë, Hamdi Joka, na tha që kishte qenë në shërbim atë natë, në postën kufitare. Na tha që kishte si detyrë të hidhte prozhektorin mbi ata që kalonin kufirin, po ai nuk e paska bërë këtë dhe na tha që ishin vrarë pas shpine. Po kjo nuk është e vërtetë, breshëritë e plumbave motrën e kanë kapur përgjatë anës së djathtë të trupit.

A pati ndonjë të dënuar për këtë vrasje?

Prindërit e këtyre që u vranë në kufi, se nuk u vra vetëm Lata, po u vranë dhe të tjerë, dy të rinj që u sollën të zhveshur në mes të Shkodrës, ndërsa makina i tërhiqte zvarrë nëpër gjithë qytetin për të tmerruar qytetarët. Pra prindërit e këtyre, së bashku me të mitë, paditën Ëngjëll Tomën, komandati i asaj poste kufitare ku është vrarë dhe motra. Ai nuk ka thënë shumë në gjyq, sipas asaj që thonë mama e baba, një ushtar i asaj poste ka thënë që Toma e kishte urdhëruar të qëllonte, po ai s’kishte qëlluar, kështu që kishte marrë vetëm pushkën për të vrarë të rinjtë. Por nuk na u tha se si ka ndodhur vrasja e motrës.

Askush nuk pati guximin të na e thotë këtë, të paktën për të pastruar shpirtin e tyre. Sepse atë natë nuk ka qenë vetëm ky Toma në shërbim, kanë qenë edhe të tjerë dhe patjetër ata do ta dinë se si është e vërteta, që në fakt na ka munduar gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk doli asnjëri. Toma u dënua më duket me 10 vjet burg, doli prej andej nga trazirat e 1997 dhe sipas fjalëve, e vranë. Duket ndonjë familjar i viktimave të kufirit. Por besoj se kanë mbetur dëshmitarë që dinë, por nuk flasin, ndoshta nga frika se mund të përfundojnë si komandat Toma.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Dega e Përgjithshme

Tiranë më 21.4.1990

Sekret

…Komunikatë operative NR.94

Shkodra

Më datën 20.4.1990, në zonën kufitare Dajç Rushbull dy elementë armiq janë afruar në pengesën elektrosinjalizuese dhe në sektorin 900 në krahun e djathtë janë mundur të bëjnë izolimin me tela të veshura të tij. U konstatuan nga njësiti i kufirit i cili u bëri thirrje për ndalje në orën 03:20, por ata u drejtuan për në thellësi të tokës tonë. Për këtë njësiti hapi zjarr dhe u asgjësuan. Këta ishin Elez Kraja, vjeç 26, punëtor në fabrikën e vajit, kurse u plagos Dhurata Hasan Sokoli, vjeç 25, punëtore në fabrikën e këpucëve, banues në Shkodër. Sipas deponimeve të Dhuratës ata donin të arratiseshin jashtë shtetit.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Hetusia e Përgjithshme

Hetuesia e Rrethit

Shkodër, më 18.3.1993

Vërtetim

Hetuesia e rrethit Shkodër me datë 21.4.1990 ka filluar çështjen penale për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit në ngarkim të Dhurata Sokolit, etj, e cila është vrarë nga forcat e kufirit në tentativë për t’u arratisur në Jugosllavi. Pasi janë kryer hetimet çështja penale është pushuar në bazë të nenit 98/1 i K.Pr.Penale.

Kryetari i Hetuesisë së Rrethit

Kosta Karanxha d.v.

(Kujto.al)

28 komente në “Prill 1990: Si e qëlluan Dhurata Sokolin me 5 plumba dhe e lanë të vdiste në shi, bashkë me të fejuarin”

  1. Piro says:

    O zot, sa cnjerzore jane krimet e komunizmit! Bastardet zvarritin te vraret neper qytet.

    1. loni says:

      shikoni krimet e demokracise se sotme,nga skafet qe jane mbytur me mijera te rinj,nga droga,nga armet,vrasjet ne familje,hakmarrjet,perdhunimet,abuzimet me femijet,prosticioni galopal,korrupsjoni,vrasjet me pagese dhe mijera vrasje te tjera ne kohen tuaj moderne,deri dje ku ne rruget e gjermanise vriten dy te rinj,dhe askush nuk flet,beni njehere bilancin kohet e sotme me kohen e dulles,sote thojne qe shqiperia po tkurret,kurse atehere mir apo keq ishim nga 7 me 8 vllezer,sot qe mireqenia po na mbyt spo bejme dot asnje fmi se kemi frik sesi do ta rrisim,mbas 30 vjetesh perseri komunizmi e ka fajin,si nuk foli dikush per deshtimin 30 vjecar te kohera moderne,KETA DY TE RINJVE U PREFNE NE PAQE,POR LIGJET E ATERHSHME ISHIN TE ASHPRA,KUSH I SHKELTE DENOHESH NE MAKSIMUM,nqs nuk do merrni arratine ata sote do jetonin,jeta ka te papritura,keta zgjodhen jet a vdekje,fati nuk i donte qe te jetonin ashtu sic deshironte,ashtu sic nuk i donte fati edhe atyre 4 te rinjve qe vrau ALEXSANDER XHUVANI,perse keta nuk qenkan gjynah,apo thjesht keta i vrau individi,kurse ata i vrau shteti komunisti,dhe vrasjet komuniste jane brutale,kurse vrasjet e individit e sotem jane moderne,te gjitha vrasjen jane njelloj,mos gjykoni vetem vrasjet komuniste,por merruni edhe me keto vrasjet e sotme,PERSE U VRANE 4 VETE ME DUAR NE XHEPA ME 11 JANAR 2011,mos valle shteti i tanishem vret me te drejte,dhe atehere nuk kishte te drejte,atehere ishin votuar disa ligje,edhe absurde mund ti quash sote,per arratisje denohesh 25 vjet ose me pushkatim per tradheti nda atdheut,kurse me 11 janar 2011,a ka ndonje ligj qe njerezit te vriten me duar ne xhepa nga qeveria dhe askush te mos denohet,ose te pakten te akuzohet???mos valle i vrau komunzmi???prandaj kur te flasim per komunizmin duhet te denojme krimet e freska te pluharizmit tone modern,plera gazetare qe per cdo gje jua ka fain komunizmi.

    2. Artur says:

      O Piro mos u peshko me krimba bythe. Kalimi kufirit perbente veper penale ne ate kohe dhe ndeshkohej deri me marrjen e jetes nese nuk I bindeshe urdhrave te ushtarit per te qendruar. Si puna e korrentit qe kush nuk lexon tabelen” Do not touch. You may risk your own life”

  2. Koplik says:

    Dhe te mendosh femijet e ketij shefit te hetuesise jane sot prokurore dhe gjyqtare dhe madje dhe nusen e djalit e ka gjyqtare. Dhe pastaj thone drejtesine e ka kapur Sali qeni ahahahahaha

    1. tani says:

      taman si prej kopliku e paske trurin.Tulle fare.Kur e moren diplomen e juristit kta kur erdh Rama ne pushtet o shpellar.Po zanatin kur e illuan.Ai shpellari yt gjithe llumin e komunizmit e mori me vete me vete pasi i shantazhonte me dosjet e sigurimit.Saliu fjalen qen e ka pak.Plumbi dhe nuk e lan.

  3. Taraboshi says:

    Piro me cnjerzore jane keto artikuj qe shkruajne mbas gati 30 vitesh Per te shqetesuar familjen dhe te afermit e saj.

    1. i revoltuar says:

      C’njerezore dhe GENJESHTRORE …

  4. nuk e kuptoj, ishte nje ligje qe thoshte “MOs tenton te arratisesh sepse denohesh”

    ti tentoje, dhe sa si e pesoje

    pra eshte zbatuar vetem ligji , asgje tjeter

    1. Arben says:

      Dmth perdhunimi eshte zbatim ligji! Ju jeni kafshe. Mjere Shqiperia per keto shtaze qe mban.

      1. analisti says:

        po mire ore, mire ajo qe jep intervisten e nuk eshte mire nga mendja se nuk e ka te lehte, po ti kaq i trashe je nuk di te lexosh qe nuk ka senc ky muhabet.. Si qenka qe trupat e viktimave jane te paprekura, rrobat e pastra por ne te njejten kohe ka marre 6 plumba dhe pas kesaj e kane “perdhunuar” 4-5 ushtare , me vone e paska marre ambulanca dhe nuk paska asnje shenje.??? Pse je ti kaq shtaze? Si ka mundesi te jene njerezit si ty kaq idiot?

      2. moni says:

        Cili perdhunim? Ne kohe te xhaxhit te fluturonte koka per perdhunim. Cifitit me keqardhje, i kishte marre koka ere. Edhe femijet e dininse kalimi i kufirit ishte rrezik vdekje. Heroizmi romantik keto pasoja ka. Ti qe po ngre gishtin, merru me mire me ata cubat e Azem Hajdarit qe gjemonin gocat si arinj neper Tirane ose me heroin tend Sal Ram Berishen (SRB) qe dogji nje vend te tere ne ’97….

      3. Lexues says:

        ca perdhuni o ti shkencetar, na gjej nje denoncim per perdhunim ne ate kohe

        1. Arben says:

          O lexues trimi qe nuk di te lexosh asgje pervecse propagandes komuniste. Sot ne vendet e zhvilluara ku eshte shume kollaj te denoncosh, prape nje perqindje e larte e perdhunimeve nuk denoncohen. Kjo per aresye nga me te ndeyshmet: intimidim, frike se nuk besohen, apo per me teper fajesohet vete viktima, pasojat qe mund te kete ne familje, karriere apo shoqeri. Edhe per shume aresye te tjera. Ti dhe gjithe trushpelaret e tjere, qe nuk arrini te kuptoni sa e pamundur dhe e pavlere ishte atehere per denoncim, jeni shtaze.

          1. ik ere pirdhu says:

            Arben ti je thjesht nje RROT CARI me nivel te ulet te inteligjences!

  5. Nik says:

    Zonja kètu me tè drejtè denoncon se pèrse hetuesia nuk verifikoj se cilèt ishin pjesmarrèsit e vrasjes sè motrès dhe tè dashurit tè saj ,nga pèrshkrimi i motrès si mundet tè ketè ndodhur vrasja èshtè njè tragjedi e vèrtet dhe shumè thjesht tè hapeshin dosjet dhe ushtarèt e postès gjenden mjaft leht.Motra e viktimès pèrmend edhe lidhjen fisnore me lepurin r,alia i cili nuk kishte forc as pèr tè ndèrhyr pèr vajzèn e kushèrirès ,njè fèlliqèsir e vertet qè nuk pyeti ndaj njè jete humane .Jam dèshmitar me fat i atij regjimi edhe pse pothuajse vijm nga familje me biografi thuhej atèher tè mir.Nè fillim tè nèntorit 1990 tè sèbashku me njè shokun tim nisemi nga gjirokastra drejt greqis dhe mbas 18 orèsh udhètim nè kèmbè nga mbasditja dhe natèn mbrijm nè leshnicè ku qèndrojm tek njè familje minoritare qè na priti mjaft mirè u ngrohèm dhe na dhanè pèr tè ngrènè.Nga Leshnica rreth orès 04 tè mèngjezit nisemi pè nè kufi, bora shkèlqente rrugès dègjojm ndal ndal dhe njè breshèri automatiku nga tè cilèt 4 plumba mè kalojn mbi kokèn time dhe distanca nga qèlloj ushtari ishte 200 metra.Ndaluam, vjen ushtari njè rrot mulliri nga patosi dhe thotè mua, mè jep xhuboksin tènd dhe cigare,injorant i thash dhe pak mè more jetèn dhe tani kèrkon xhuboksin? Nuk ta jap i thash apo tè vdes rrugès nga ftoma.Konkluzioni,nè atè kohè mundet tè humbisje jetèn pèr hiç gjè.Tè gjèndet e verteta e vrasjes sè çiftit qè ishin tè dy nè lule tè rinisè,i bashkohem dhimbjes sè motrès.

  6. Aules says:

    Përmendet Engjëll Toma!?!?!?!?!
    A thua ka ndonjë lidhje me Pjetër Tomën(alias Pjepër Arbnorin), kushërinj të dytë, të tretë…… si e ëma e të ndjerës me Ramiz Alinë e kohës?
    Çfarë nuk ndodh!

  7. veterani says:

    Perse habiteni o idnot e shpellare, dihet qe ne te gjitha vendet e lindjes duke filluar nga Gjermania lindore, Poloni, Cekosllovaki Hungari etj. po te kaloje kufirin ne menyre te pa ligjshme ne fillim te paralajmeronin duke te thene ndal, nuk ndaloje do haje plumbin se keshtu ish ligji, sigurisht qe nuk ish mire dhe ai regjim mos ardhte kurre….. Me e keqja eshte qe tani te vrasin kot, te vrasin duke protestuar me duar ne xhepa para kryeministrise e qindra raste skandaloze me dirivjen kryekomunistin Sali SHPELLARI.

  8. popull rroskop says:

    Dhe si shperblim per vrasejen makabre, perdhunimin dhe kafsherine komuniste Ramiz Alise, kelyshit besnik te Enver Hoxhes, ju bene te gjitha nderet pasi haleja ktheu kembet nga dielli. Kjo fale pjellave qe keta dy mostra lane pas dhe qe sot e kesaj dite vazhdojne te udheheqin te ashtuquajteren demokraci shqiptare. Turp per ne si popull qe nuk beme drejtesi per keto qenie njerezore si Lata dhe i fejuari i saj, dhe me mijra te tjere si keta qe sot e kesaj dite vazhdojne te mos prehen te qete aty ku kane rene. Edhe nje here, TURP. Ne mund te jemi cdo gje, vetem gjaku i Gjergj Kastriotit nuk jemi.

  9. Ramadan Ramohitoj says:

    NATEN E 22 DHJETORIT 1969 NE ZONEN E LLONGOS TE DROPULLIT KUFITARI QELOI DISA HER NE DREJTIMIN TIM POR PLUMBI NUK ME KAPI. UNE U RREZOVA NE TOK SIKUR ME KISH KAPUR PLUMBI. NE VITIN1990 KALOVA KUFIRIN ME PASAPORT. NE ITALI PASI KALUAN DISA MUAJ BESOJA SE ISHA JASHT KUFIRIT. KAM 29 VJET NE KRBET POR QYSH VITET E PARA KUPTOVA SE KURBETI ISHTE ME I ZI SE CDO E ZEZ NE VENDIN TEND. DISA HER E KAM MALLKUAR KUFITARIN PSE NUK GODITI NE SHENJE. CIFTI SHKODRAN DHE TE TJER QE JAN VRAR NE KUFI KAN PASUR FAT ME SHUM SE UNE, ALEKSANDER KONDO E TE TJER QE KALUAM KUFIRIN.

  10. Maelga says:

    Enver Hoxha vertet ishte, eshte dhe do te jete komandanti dhe udheheqesi legjendar i Shqiperise.
    Me thoni ju, ka me legjendare se t’u shplash trurin 3 milione personave?
    Ka me legjendare se t’i besh sklleverit te mendojne se kane lirine me te madhe ne bote?
    Ka me legjendare se sa t’i besh ata qe mbajne radhe ne 2 te nates per qumesht te mendojne se jane me te pasurit ne bote?
    Ka me legjendare se sa t’i besh injorantet te mendojne se jane fanar ndricues per boten?
    Dhe ka me legjendare se sa t’i besh keta njerez te mendojne keshtu edhe sot e kesaj dite, 34 vjet pasi ka thyer qafen ne sketerre, dhe 30 vjet pasi sistemi i ndyre qe ndertove u fundos?

  11. nikolin kurti says:

    KUR PASHE FOTOGRAFIN E KESAJ RREZIK ZEZE E PA FAJSHME MARTIRE BASHKE ME TE FEJUARIN E SAJ MU KUJTU VET VETJA KUR ME KAPEN NE SHTEPI MBASI ARRITA PREJ MURIQANIT ME I IKE KUFIRIT DHE KOMISARI I KUFIRIT ISHTE NGA JUGU DHE PO U DRIDHTE PREJ HISTERIZMIT TE VAMPIRIT QE DONTE GJAK MU AFRU AFER DHE ME PYETI PO SI NA IKE MRAME PREJ KUFIRIT KISHIM GADI 10 KARIKATORE AUTOMATIKUT DHE TRUPIN TAND TA BANIM BIRA BIRA ME KUJTOHEN SYTE E TIJ TE HAPUR ISHIN GADI ME I PLAS GJAKU NJE VAMPIR I PA PARE MOREM URDHER NGA TIRANA VRANJE BANJE BLUZH DHE KETO DY TE RIJ TE PAFAJSHEM U VRANE NE MENDYREN MA BARBARE NEN URDHERAT E I VAMPIRIT RAMIZ ALIJA DHE KY PERBINDESH VDIQ NE KREVAT DHE SALI BERISHA PER KRIMET E KOMUNIZMIT E VURI NE TOP DHE ME FLAMURIN SHQIPTAR U NDERU SI HERO SHPIRTI I TYRE POSHOFTE NE PAQ BASHKE ME QINDRA NJERZ TE RIJ E TE REJA QE TENTUNE ME IKE PREJ SKLLVERISE KOMUNISTE .MIJRA NANA VLLEZER MOTRA BABALLAR U VESHEN ME TE ZEZA NGA DORA E KRIMINELIT RAMIZ ALIJA

  12. Tani says:

    Ti morim t’keqen Afganistanit

  13. Piro says:

    Artur, te duket normale terheqja e te vrarit neper qytet, mosdhenia e trupit familjes, po fshehja e trupit? Perse ky makabritet, nuk mjafton vrasja? Nuk e kupton? Kujdes; se krimin e ke brenda vetes.

  14. Pellazgos says:

    Ska mundesi te jene “Pellazge” myslimane keta kriminel,do kene qene Serb.
    E dinin mire se cfare populli i “emancipuar” ishin “Shqipetaret” Fuqite e Medha,prandaj e krijuan kete Pashallek te quajture Al-Bani nga turq muslimane qe luftuan per Sulltanin.
    Mos me thote dikush qe Frashellinjte dhe Ismail Qemali nuk u betuan si turq ne Parlamentin turk.
    Vetem po ti kene “rembyen” pa deshiren e tyre dhe perfunduan ne Stamboll.
    Po kur thone qe ishin “vellezer” me Arvanitasit qe cliruan Kombin e tyre te Epirit!
    Ju jini skandal,prandaj ju thonin qe jini me “bisht”.

    1. Pellazg says:

      Pisoglendi e lave bythen sot, se ke pune ne darke ?

  15. Maelga says:

    Po nese e kam thene njehere pse nuk e postoni?
    Atehere po e them prape.

    Enver Hoxha vertet ishte, eshte dhe do te jete komandanti dhe udheheqesi legjendar i Shqiperise.
    Me thoni ju, ka me legjendare se t’u shplash trurin 3 milione personave?
    Ka me legjendare se t’i besh sklleverit te mendojne se kane lirine me te madhe ne bote?
    Ka me legjendare se sa t’i besh ata qe mbajne radhe ne 2 te nates per qumesht te mendojne se jane me te pasurit ne bote?
    Ka me legjendare se sa t’i besh injorantet te mendojne se jane fanar ndricues per boten?
    Dhe ka me legjendare se sa t’i besh keta njerez te mendojne keshtu edhe sot e kesaj dite, 34 vjet pasi ka thyer qafen ne sketerre, dhe 30 vjet pasi sistemi i ndyre qe ndertove u fundos?

  16. Piro says:

    Artur! Nuk mjafton vrasja, nuk mjafton mungesa e gjyqit! Perse zvaritet trupi neper qytet? Pse nuk u jepet trupi familjes po fshihet? Sipas teje, keto jane veprime te ligjeshme e njerzore? A ke lexuar ndonjehere te drejtat baze te njeriut? Duhet te jesh si kriminel, Ramiz Alia, qe te mendosh e te komentosh si ti!

  17. Saliu ktu says:

    Ishin te xhveshur se po kalonin liqenin me not , o njerez , mos u merni me ca dallkauk qe thon i perdhunuan , kta jan injorant te pa ditur qe nuk e kan iden se po te prekje femer me dor ne kohen e PPSHs te kaleronin nonen , mos degjoni ca ballist zgjyra qe vetem shpifin per at koh, ktyre tipa i thoni : o pinxhivill te perdhunoje ne koh te enverit te denonin 25 vjet burg o katunar , edhe budallejt kan te drejt komenti , ligji ishte per te ter njelloj , pse ne te tjeret qe punonim kishte raste dhe afer kufirit nuk e mernim ate rrug per te ikur , e dinim qe hanje plumbin , ishte kok a pil , kta moren rrezikun ky ishte vati atyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje