"Pekini nuk do të qëndrojë duarkryq nëse situata përkeqësohet në Hong Kong"

15 Gusht 2019, 14:07Bota TEMA

Pekini nuk do të qëndrojë duarkryq nëse situata bëhet e pakontrollueshme në Hong Kong dhe ka mjete dhe fuqi të mjaftueshme për të shuar trazirat sa më shpejt, theksoi ambasadori i Kinës në Londër.

“Nëse situata vazhdon të përkeqësohet dhe trazirat do të bëhen të pakontrollueshme nga qeveria e Hong Kongut, atëherë qeveria nuk do të rrijë duarkryq”, theksoi Liu Xiaoming në një konferencë shtypi në Londër.

SHBA-ja u shpreh dje shumë e shqetësuar nga lëvizjet paraushtarake kineze në kufirin me Hong Kongun dhe i kërkoi Kinës të respektonte në shkallën më lartë autonominë e ish-kolonisë britanike, deklaroi departamenti amerikan i shtetit.

“Ne dënojmë dhunën dhe u kërkojmë të gjitha palëve vetëpërmbajtje, por do të qendrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për lirinë e fjalës dhe lirinë e tubimit paqësor në Hong Kong”, theksoi një zëdhënës i diplomacisë amerikane.

“Ne hedhim poshtë në mënyrë kategorike akuzat e rreme sipas të cilave forcat e huaja ishin dora e padukshme pas manifestimeve”, shtoi ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje