Haradinaj "sfidon" SHBA: Dialogun e kanë bllokuar pretendimet territoriale nga Serbia, jo taksa

16 Gusht 2019, 21:13Rajoni TEMA

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj reagoi në rrjetet sociale pas një deklarate të homologes serbe, Ana Brnabic.

Sipas kryeministrit Haradinaj dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka bllokuar taksa, por aspiratat territoriale të Beogradit.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufij, ndërkombëtarësh të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta”,  shkruan Haradinaj në Facebook.

Më parë, Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq ishte shprehur për mediat serbe se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë.

2 komente në “Haradinaj “sfidon” SHBA: Dialogun e kanë bllokuar pretendimet territoriale nga Serbia, jo taksa”

  1. ¬ says:

    Thaçi dhe Haradinaj janë gati të bashkohen me Sërbinë, vetëm e vetëm të mos vuajn dënime me burg.

  2. Kuq e zi says:

    Ku e ke sfiden ndaj amerikes or te placin syte?
    Apo se ke lexuar shkrimin dhe i ke vene vetem titullin
    Me sa lexova une kryeministri serb ka thene qe nuk e njohim kosoven me keta kufij pra kerkojme ndryshim
    Ndersa ramushi u pergjigjet se nuk eshte taksa problemi i dialogut por kufijte pra ndarja e kosoves
    Apo e keni me ramushin se ju ka pre rrugen e miellit serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje