Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se seanca e ardhshme e negociatave tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit programuar në fillim të shtatorit vazhdon të jetë e planifikuar.
“Vazhdon të jetë e planifikuar. Por, më e rëndësishme se takimi i shtatorit, ne flasim në telefon dhe kemi biseda produktive”, konfirmoi ai duke iu përgjigjur gazetarëve në Nju Xhersi.
Ai përsëriti se Kina dëshironte arritjen e një marrëveshjeje dhe se do të fliste së shpejti me presidentin kinez, Xi Jinping.
Në fillim të javës, administrata Trump ka shtyrë edhe për dy muaj vendosjen e tarifave doganore shtesë për një listë të mallrave të konsumit të importuara nga Kina si telefona dhe lojra.
Këto taksa shtesë, që do të hyjnë në fuqi më 1 shtator, u dekretuan nga presidenti amerikan Donald Trump pasi dështimit të raundit të parë të bisedimeve