FOTOT/ “Më 30 qershor Shqipëria votoi për të drejtën”, Rama: Vijon papushim heqja e zhulit dhe ferrave pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë

17 Gusht 2019, 16:51Politika TEMA
FOTOT/ “Më 30 qershor Shqipëria votoi për të

Kryeministri Edi Rama teksa publikon disa foto në facebook thotë se po vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë.

“Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – 

Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve?

E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës;

 në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka?”– shkruan Rama teksa poston fotot. (TemA)

12 komente në “FOTOT/ “Më 30 qershor Shqipëria votoi për të drejtën”, Rama: Vijon papushim heqja e zhulit dhe ferrave pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë”

    1. Bravo Edi says:

      Shume mire Kryministri Rama, se mos harrosh cadrat ne Durres e Vlore se ne Bahamas i hoqe shpejt e shpejt.

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Hajt me shendet..

  2. TR says:

    PD ESHTE E NJOHUR ,PER RRUMPALL KORRUPSION GALOPANT , QELBESILLEK .
    MERRNI SHEMBULL NGA GJERMANIA , QE CDO CENTIMETER SHKELQEN NGA PASTERTIA ,NGA JESHILLEKU . TURP PER FELLIQESIRAT QE KISHIM .

  3. ahsahaha says:

    Rama duhet qe ta kuptosh dhe vere nje here e mire ne koken pa floke qe kjo qe po ben eshte vetem per nje dite.

    Duhet ta besh per dite a kupton ????

  4. macoku says:

    Mbaji rame mbaji ,sepse ata qe mbajte nga PD dhe sidomos nga LSI po te bejne gropen.Ne pune mbahen te aftet dhe punetoret kete shiko sepse e ke administraten cope cope

  5. Pedro i ri says:

    Nuk zgjidhen punet me aksione. Pune e perditshme.

  6. mik says:

    ha ha ha … qeveria fajson te tjeret per- keq qeverisjen e vet !!!
    Keto ” argumenta ” tregojne se cfar mendimi ka qeveria jone per intelektin e ketij populli.

  7. Genci says:

    Jepini drejtim tani…….vidhni çtu dale perpara.

  8. Aleksander says:

    Shum mire qe punohet, kur do ma rregullosh kanalin e Cenit ne Lezhe? Do te nis nje foto si eshte? Skandal per Lezhen, ne qender te qytetit nje kanal i pa patruar plot me ferra e barishte. Te pelqejn ato ndertimen ne kanal?

  9. "BOHOTINA" says:

    Mund te kete 100 te meta qeverisja, por per pune ti or MIK shpif kot. Mbase ate detyre ke marre. PD+ LSI sa here kane qene ne drejtim vetem kane bere rrompalle dhe vjedhje. Ktheni koken pas ku ishim para 6 vjetesh dhe do te kuptoni se punohet. Jane tjetersuar tere qytetet dhe 100 fshatra. Tani e kane radhen qytetet qe kish LSI dhe PD. Kini per te pare.

  10. Hajdari says:

    O ed roma hec or plak mos e rruj hic per kta ligena e bythqira qe llapin futi hajdarin ene perpara o plak boje ket ven or garip!!!!!!???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje