Nëse i keni mbaruar pushimet e verës dhe për këtë fundjavë nuk keni ide se çfarë të bëni, merrni familjen, miqtë apo të afërmit dhe shkoni në Pezë.
Këtë sugjerim e bën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili fton qytetarët të kalojnë fundjavën në këtë oaz të gjelbërimit dhe freskisë. “Çfarë plani ke këtë fundjavë? ? Merr familjen dhe miqtë e shkoni në Pezë, në këtë oaz fantastik të natyrës së fshatrave të Tiranës”, shkruan Veliaj teksa poston edhe një video me pamjet e bukurive të zonës.
Peza është vetëm pak kilometra nga kryeqyteti, por ju mund t’i dhuroni vetes dhe familjes suaj një fundjavë të freskët dhe ndryshe. Lëndinat, kodrat dhe qetësia që të mungojnë gjatë pushimeve në bregdet, mund t’i shijosh shumë pranë Tiranës.
Pikat kryesore që mund të vizitoni në Pezë janë, Kalaja e Dorzit, Parku i Pezës, ku mund të shijoni pamjen e këtij oazi fantastik të natyrës së fshatrave të Tiranës, vendi ku është mbajtur Konferenca e Pezës, Teqeja e fshatit, Liqeni i Fjollës, që pak kush e di që ndodhet në fshatin Pezë e Madhe, e shumë e shumë vende të tjera.
Edhe moti i freskët i dy ditëve të fundit na favorizon që të shijojmë natyrën fantastike të Pezës këtë fundjavë, por pse jo, edhe të njihemi edhe me historikun e këtij fshati.
Shihni videon më poshtë për të mësuar më shumë rreth Pezës.
Vend i bukur, natyre e bukur, por ta zeme se une jam i huaj dhe dua te shkoj ne Peze. Ta zeme se shqip nuk di. Si do ta gjej kete vend ,apo me te pyetur. Sot eshte koha e teknologjise. Ne harten e google shenova dy destinacionet, Tiranen dhe Pezen por nuk me doli transporti publik. Po te kerkosh destinacionet ne vendet e BE-se te del numri i autobuzit apo llojit tjeter te transportit publik qe te çon ne destinacionin me te larget.
Ne se duam te jemi vend modern, transporti publik eshte nje prej elementeve qe na jep statusin e nje vendi te zhvilluar. Se jane te huaj nuk do te thote qe jane te pasur per ti lene leket taksive, ku edhe me ato nuk te leverdis se kushtojne aq sa tu doje zemra taksisteve.
Veliaj, Klosi dhe te gjithe te perfshire ne promovimin e turizmit ta provojne te shkojne ne keto vende me transport publik. Ne se ky transport ben per ta mund te beje edhe per turistet. Me furgona te vegjel qe transpotojne fshataret hallexhinj qe furnizohen ne qytet nuk mund terhiqen vizitoret vendas e per me teper te huajt.
Po ate memorialin gurk kur do ta heqesh?
Keto dite pas pushimeve,qytetareve te Tiranes,une do t’i sygjeroja me te drejte,kalimin e weekendeve edhe pjesen lindore te Tiranes(lartesite e saj, pra malin e Dajtit) me ajer te paster e klime te favorshme e mjedise te ndryshme e atraktive per cdo nivel e shtrese popullesie.
Kr.Veliaj per “reklamen qe ben eshte i mirepritur falas familjarisht” te shkoje kur te doje…..atje…….