18-vjeçari shqiptar i shpëton dëbimit nga Anglia falë... notave të shkëlqyera

16 Gusht 2019, 18:33Sociale TEMA

Falë një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij, i cili mblodhi më shumë se 90 mijë firma, 18-vjeçari shqiptar, Stiven Bregu mundi më në fund të fitojë apelin duke siguruar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë.

Stiven arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristol-it, Marvin Rees-it, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, i zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i është me fat që e ka.”

Ju kujtojmë se Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maunë në Britani, për t’u arratisur nga familja abuzive. Trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristol-it, në perëndim të Anglisë, në kufi me Wales-in.

Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas pesë vitesh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës. Ishin sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, ato që nxitën një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që doli në mbrojte të adoleshentit shqiptar.

2 komente në “18-vjeçari shqiptar i shpëton dëbimit nga Anglia falë… notave të shkëlqyera”

  1. Leon Rrapini says:

    Si refren perseriste nje i njohur i madh ne moshe : po te kisha nje te njohur lart une nuk do te isha ky ku jam si i mbetur. Une menoj se si adoleshent, dikush e u be kujdestar perkrahes qe e vuri ne udhen qe demonstroi aftesit e tij dhe vec kesaj qe ta bente te njohur per cilesite, talentin dhe vullnetin e tij qe, pavarsisht se si pas ligjit nuk duhej te qendronte me ne qytet si i prur nga kontrabandistet, kujdestar me prestigj te larte, mblodhi firmat e duhura qe shprehnin opinionin e qytetit per te qendruar si qytetar i tyre. Shtoj se ka shume te vullnetshem dhe me prirje te shumeanshme qe nuk iu krijohet perkrahja e nevojshme. Ky rast, per mua, eshte perjashtim. Psh nje i njohuri im, ndoshta vetevetiu ka qene nje talent i disaanshem. Tani ky eshte autur i nje teorije gjeniale qe pasi kish punua per shhume vjet dhe pas pengesash iu botua 31 vjet me pare ne monizem. Pas vitit 2000 e ka referuar ne konsulta te posacme dhe ribotuar ne forma te ndryshme ne Shqip dhe Anglisht ne USA me shpenzime nga familja e origjines. Eshte reklamuar ne internet nga botuesit dhe nga komentet e tij ne faqe interneti. Esenca: Berthama e Tokes ka nje ekran qender-sferik te super-ultra- ster-ngjeshur qe ndan berthamen e brendshme te ngurte nga berthama e jashtme e shkrire e super-tej nxehur. Ekrani funksionin si nje thelb i vecante i berthames sepse transformohet vetiu nga gjendja e sterngjeshur e grimcave ne gjendje atom molekulare dhe energji qe i shtohet mases se shkrire te berthames se jashtme, prej nga fraksioni i lehte largohet si magme dhe, duke u ngurtesuar ne nivele te ndryshme fraksioni i fundit derdhet si lave vulkanike. Keshtu kontinentet largohen duke u formuar korja oqeanike midis tyre dhe Toka rritet nga brenda prej ngurtesimit te mases se shkrire. Kjo teori permbys tre koncepte standarde te vjeteruara: hamendjen per disa burime te nxehtesise se Tokes; hamendjen e madhesise konstante te Tokes. Ndryshon konceptin baze te transformimit te materies qe ka bosht materien grimcore qe perqendrohet ne vrima te zeza dhe eksplodon ne energji dhe duke formuar thelpinj te sterngjeshur ne madhesi te ndryshme formohen yjet dhe planetet.
    I habitur une e pyeta, sesi eshte e mundur qe kjo teori gjeniale qe e ka dal nga trojet tona nga nje Shqiptar, profesor dhe inxhiner qendron e shperfillur dhe ti jeton si amerikan me ndihme sociale si nje plak i leshuar prane femijeve te tu? Konkluzioni im: nuk gjrndet asnje person prestigjioz te interesohet jo aq per personin sesa teorine gjeniale te re qe ka dale mga trojet e Kombit.
    Konkluzioni shperfillen 100 dhe del nje me hater permbi ta.

  2. buj says:

    SUKSESE DJALIT DHE KURRE MOS HARROFTE AS VENDIN E TIJ E AS ATE QE COI NE ATO BRIGJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje