Burg brenda burgut, ja ku do të izolohen “kokat” e krimit

18 Gusht 2019, 12:56Kronika TEMA

Miratimi i një ligji që mundëson një trajtim të ashpër në burg për personazhet e rrezikshëm të botës së krimit u përcoll me bujë në publik në janar të vitit 2019. Por zbatimi i vërtetë i tij, izolimi i të dënuarve “VIP” sipas modelit italian “41 BIS” pritet të nisë në shtator.

Periudha disamujore ka shërbyer për bashkërendimin mes institucioneve që listojnë personat që do izolohen dhe për hartimin e rregullores që do të zbatohet në korridoret e monitorimit ekstrem.

Në Itali ky regjim u përdor për të shkëputur marrëdhëniet e bosëve të mafias me botën jashtë qelisë dhe për t’u hequr atyre mundësinë e dhënies së urdhrave nga burgu. 

A2 ka siguruar një kopje të urdhrit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për miratimin e rregullores që do të zbatohet në Regjimin e Posaçëm. Ky lloj trajtimi është burgu i vërtetë për “boss”-ët e krimit. Ai kufizon takimet me familjarët në vetëm 1 në muaj, detyron regjistrimin audio e video të takimit, kontrollon korrespondencën e tij, si edhe kufizon daljen e tij në ajrim.

Në një urdhër pasardhës, ministrja e Drejtësisë përcakton se regjim “41 bis” do të ketë vetëm në dy burgje, në atë nr. 313 në Tiranë dhe në burgun e Peqinit.

Burgu 313 është klasifikuar një institucion paraburgimi dhe përveç sektorit të regjimit të posaçëm do të ketë edhe një sektor për bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Në të njëjtin urdhër është bërë rikualifikimi i burgut të Fushë-Krujës nga një burg i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme. Ulja e sigurisë detyron autoritetet të zhvendosin ata që vuajnë dënime të rënda, çka solli nënshkrimin e një peticioni kundërshtues nga 88 prej tyre.

6 komente në “Burg brenda burgut, ja ku do të izolohen “kokat” e krimit”

  1. loni says:

    po te drejtat e njeriut ku do shkojne,demokracia na meson qe edhe i burgosuri ka te drejten e tij sipas te drejtave te njeriut,pershembull,ai qe vritet nga nje kriminel nuk ka te drejte te jetoje,kurse krimineli qe e vret per arsye banale ka te drejten te jetoje,dhe mundesisht me te gjitha te drejtat e tij qe i jep organizata e te drejtave te njeriut,prandaj kjo qe ju thoni eshte absurte,nuk ka per te ndodhur kurre ne shqiperi,sepse po shkelen te drejtat e njeriut qe komunizmi ja mohoj,tani me thoni kush kishte me shum te drejte per kriminelet dhe per te korruptuarit,sistemi komunist,apo ky sistem hipokrit i demokracise se sotme,me mire pyesni spartak ngjelen se babai i tij kicija ka qen minister financash dhe si e pesoj kur tentoi per te vjedhur,ose ate kopilin lubonja pyesni se cfare i beri xhaxhi enver pabait te tij kur doli nga rruga e partise,keto dy shembuj jane me se te verteta per ate sistem,kur cdo njeri ishte viktim deri ne vdekje per krim apo korrupsion,sote tallin karin,te drejte jetese ka,i korruptuari,dhe krimineli qe vret,te tjeret jane tabela qitje per kete kategori qe permenda me lart,prandaj lereni SHOW se vetingu do beje cudira,ne kete bote cdo gje blihet dhe shitet,prandaj edhe te gjithe keta te korruptuarit milionere shqiptare do ta korruptojne kete drejtesi qe quhet SPAK,prandaj mos na mbani me premtime boshe se jemi te ngopur ketu dhe 30 vjet pluharizem,leku blen cdo gje,kur u korruptua europa dhe amerika nga paraja e zeze,nuk mund te mos korruptohen keta te spakut qe jane edhe shqiptare,korrupsionin nuk shuhet kurre,MAFIA LINDI SI NJE SISTEM QE NUK DO VDESI KURREEEEEE.

  2. Efe Ndi Koi says:

    @ loni

    te drejtat e njeriut do shkojne te () kurves qe t ka pjell ty o bythqir sorosi

  3. Tropo says:

    Mister preshident like….cfare Lalezi te pret…

  4. BRSS says:

    NE KETE BURG DUHET TE JET SALA ILIRI RAMA LULI DHE MONA KURVA

  5. Komentuesi says:

    Loni vertete i ka mendime te drejta.Nuk kame ç’te shkruaj me teper.

  6. Eri says:

    Me leke vetem Enver Hoxha nuk blihej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje