Kemi dëgjuar kohë më parë, se Bugatti do ta sjellë një makinë të fuqishme, ndërsa para disa ditësh, u shpërndanë pamjet, që tregon se ky model është bazuar në EB110 SS dhe do të ketë shumë fuqi.
Me këtë model, që ishte më i shpejti pas vitit 1990, do të nderohet themeluesi Ettore Bugatti, në 110 vjetorin e lindjes, prandaj edhe është quajtur Centodieci.
Dizajni i Centodieci lë të kuptohet se ka ngjashmëri të madhe me EB110 SS, duke filluar nga forma e patkoit në pjesën e përparme, përmasat e njëjta në të gjitha anët si dhe hapësira me tri ndarje për hyrje të ajrit.
Centodieci e ka motorin me 8 litra VV16 që prodhon 1,600 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ë zë për 2.4 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 380 kilometra në orë.
Nje “must have” per “politikanet” shqiptar!!!