Jari ka marrë sot një mesazh nga Mzati i Kamzës në të cilën ai hedh idenë se pas ikjes së tij nga kryetar duhet të ikin dhe gjithë drejtuesit e tjerë të Bashkisë, pasi do të ishte turp për PD.
Jari pasi e analizoi me kujdes mesazhin, vendosi ta bëjë publik për t’i vënë ata në pozitë të vështirë.
Të nderuar demokratë!
Më poshtë po postoj mesazhin e Mzatit të Kamzës për ish vartësit e vet. Lexojeni dhe gjykojeni vetë:
Të nderuar Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, Nënkryetarë të PD, Sekretarë dege e të tjerë të PD, Shefa Departamentesh, Kryetar Grupseksioni, sekretar Grupseksioni e nënkryetar Grupseksioni (poste politike)!
Zv.kryetar, drejtorë, përgjegjësa sektorësh (struktura administrative).
Sot bashkia drejtohet nga një bandë kriminale, me bekimin e një kryeministri dhe qeverie kriminale.
Emri dhe imazhi i bashkisë Kamëz është në maximum si asnjë qytet tjetër falë punës profesionale dhe vullnetit tuaj politik.
Unë jam i bindur që secili prej jush ka nevojë për një vend pune, por asnjëri prej jush nuk përfaqëson vetveten dhe besoj se duhet sakrificë.
Pushtimi i saj, maximumi do të zgjasë 3-6 muaj.
Zgjedhjet e parakohshme qendrore dhe ato lokale janë zgjidhja e vetme.
Shumica e socialistëve (demokratët 100%) i bojkotuan votimet e 30 qershorit (vetem 6% morën pjesë…! ), por dhe vendet e ofruara tani në bashki, (e dinë që janë provizore).
Qëllimi i Rilindjes është që të ju keqpërdorë.
Unë për shkak të eksperiencës, por dhe si kryetar Bashkie, dhe si kryetar i PD Kamëz ju rekomandoj:
Kush ka postet e mësipërme duhet patjetër që të marrë lejen e zakonshme për ta shoqëruar me dorëheqje pas mbarimit të saj.
Une ngelem i bindur tek secili prej jush se interesin e tij të ngushtë nuk mundet ta vendosë mbi atë politik dhe administrativ e përfaqësues të tij.
Me shume konsideratë per seicilin, Xhelal Mziu!