Kryeministri Edi Rama ka vijuar me citimet e aktorëve të njohur sa u përket qëndrimit të tyre mbi Teatrin Kombëtar.
Ai shkruan se Marjana Kondi, ka një qëndrim të qartë në debatin për godinën e teatrit, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror.
Statusi i Ramës:
“Marjana Kondi, e cila i ka dhënë publikut shumë personazhe të spikatur në skenë e në ekran, është një nga aktoret që ka mbledhur më shumë duartrokitje në sallën e Teatrit Kombëtar. Ajo ka një qëndrim të qartë në debatin për godinën e teatrit, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror.
MARJANA KONDI:
Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shtetërore. E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë s’e kërkoj për vete, por për gjeneratat që do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Ndaj mbështes çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, qytetit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër që kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotëm të teatrit.” (TemA)
Shume bukur, i bie qe Ministrite e ndertuara nga Italianet jane te ftohta ne dimer dhe te nxehta ne vere prandaj te ndertoj Rama Ministri te reja me burdello ne katin e fundit. Edrama, je aq palaco sa edhe shpellari, bile akoma me i rrezikshem per Shqiperine.
–
Marjana Who?
Asnji nga aktoret qe Edi Rama i referohet per ndertimin e nje teatri te ri, nuk thone qe te prishet i vjetri.
Edi Rama mund ta shohe te nevojshme te ndertohen 1, 2 apo 10 teatro por, pse duhet te prishet i vjetri ?!
Gjithmone Edi Rama kambengul te prishet teatri kombetar, nen masken e ndertimit te nje teatri te ri !!!!!!