Igli Tare sfidon Interin dhe Napolin për nënkampionin e Europës

19 Gusht 2019, 09:53Sport TEMA

Ish-sulmuesi i Tottenham, Fernando Llorente, është në prag të bashkimit me Lazio. Kështu bën me dije “Corriere Dello Sport”.

Klubi bardhekaltër, me drejtor sportiv Igli Taren, ka nisur negociatat me përfaqësuesit e spanjollit, që po monitorohet edhe nga Interi, Fiorentina dhe Napoli.

34-vjeçari, që ka provuar të luajë me mjaft sukses në Serie A, te Juventusi, i la “Spurs” pas skadimit të kontratës, në fillim të kësaj vere.

Ai i dha fund eksperiencës 2-vjeçare në veri të Londrës si nënkampion i Europës.

Llorente është me kosto zero dhe një “hit” i Champions-it.

Një sulmues shtesë, që do t’i vihej në dispozicion trajnerit Inzaghi përkrah Immobile, Correa dhe Caicedo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje