Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të dielën Kinën se shtypja me dhunë e protestave në Hong Kong, si ato në sheshin Tiananmen (1989), do të rrezikonte arritjen e një marrëveshje tregtare mes dy vendeve.
“‘Mendoj se do të ishte shumë e veshtirë arritja e një marrëveshje nëse protestat shtypen me dhunë e do te kishte një ‘Tiananmen’ të dyt딑, deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve në Nju Xhersi.
Që prej dy muajsh, protestat pasojnë njëra-tjetrën në Hong Kong, Kina ka forcuar tonet, ndërkohë që rritet frika për shtypjen me dhunë të tyre, si ato në sheshin Tiananmen në vitin 1989. /