Merkel: Një Brexit pa marrëveshje sjell pasoja ekonomike

21 Gusht 2019, 16:19Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot për pasojat ekonomike të një Bexit-i pa marrëveshje, para një takimi me Boris Johnson, i cili kërkon një rihapje të negociatave me Bashkimin Europian, por që synon të largohet nga blloku çfarëdo që të ndodhë më 31 tetor.

“’Perspektiva e daljes së shpejtë të Britanisë së Madhe, kombinuar me tensionet tregtare ndërkombëtare na japin ‘dhimbje koke’”, theksoi kancelarja gjermane në një konferencë shtypi mbi aeronautikën në Leipzig, ndërkohë që ekonomia gjermane, ashtu si ajo e gjithë Europës, po përballet me vështirësi.

“Ky është shkaku për të cilin do të diskutoj sot me kryeministrin britanik, mënyrat për të pasur një dalje të Britanisë së Madhe pa shumë fërkime, sepse ne duhet të luftojmë për rritjen tonë ekonomike”, theksoi ajo.

Pasardhësi i Theresa Mayt i cili do të mbërrijë sot rreth orës 16:00 GMT në Berlin, do të pritet me nderime ushtarake para se të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Eksertët dyshojnë se një Brexit “i vështirë” me rikthimin veçanërisht të kontrollit të mallrave dhe personave në kufijtë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, do të sjellë vetëm pengesa dhe do të ndikojë në shkëmbimet tregtare dhe rritjen ekonomike në të gjithë kontinentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje