Tjetër humbje: Ndërron jetë në mënyrë të papritur “Coli” tek filmi “Debatik”

22 Gusht 2019, 17:44Kulturë TEMA
Tjetër humbje: Ndërron jetë në mënyrë të

Shpëtim Zani, i njohur për rolin “Coli” në filmin “Debatik”, është ndarë nga jeta ditën e sotme, si pasojë e një ataku kardiak. Kanë qenë miqtë e tij në rrjetet sociale, ata që bënë të ditur lajmin e trishtë për ndarjen e parakoshme nga jeta.

Shpëtim Zani ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por u shndërrua në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar.

Ishte regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, ai që e përzgjodhi Zanin në rolin e Colit në vitin 1960.

“Coli” ishte një jetim i varfër që arrin të lajmëroi mësuesin komunist që ishte në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.

Vetëm pak ditë më parë, arti shqiptar humbi edhe një tjetër figurë të rëndësishme, si regjisori Gjergji Xhuvani, i cili u nda ndërroi jetë në një spital në Romë, ndërsa prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

9 komente në “Tjetër humbje: Ndërron jetë në mënyrë të papritur “Coli” tek filmi “Debatik””

  1. LORA says:

    Vetem nje rol,,,por nje rol emblematik dhe shume te dashur.
    Shpetim Zani,,sot i ndjere,,,do te mbetet perjete Coli debatikasi me syte si zjarr.

    1. Raimond vlonjati says:

      Oh sa gjynah ! Kini kujdes ju qe keni tension te larte ,
      Pini nga nje asprine ne dite , se aspirina e parandalon goditjen nga ataku kardiak

      Shpetim Zani ka qene shum cun simpatik ne ate rol ,
      Dhe na esht gedhendur ne mendje tipi i tij , ishte i shkelqyer ne cdo aspekt . Ishte femija simbol i embelsise dhe capkenit feminor

      I qofte dheu i lehte dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve

      R.I.P.

  2. Glauk says:

    U prehte ne paqe Shpetim Zani.

    Shpirti i tij shkofte prane Perendise dhe ngushellime famlijes.

    Ngushellime miqeve.

    Vetem shpresa ne zot mund tjua lehtesoje kete dhimbje.

  3. tirana says:

    KETE COLIN QE SHOHIM NE FOTO E KEMI PARE NJEHERE , TE VDEKUR POR COLIN E DITEVE TE FUNDIT KU E KENI .

  4. Zxc says:

    Po mire, nuk u rrit asnjehere Coli ?

  5. Jeta says:

    Me shume info per jeten e tanishme… u prehte ne paqe!

  6. Ngushellime Familjes se ktij artisti te Filmit Shqiptare .
    ee dhimbeshme ,po ikin gjithe shqiptaret e mire !

  7. LILOLABJA says:

    Rol te vogel, por mjaft i dashur per publikun !
    U prefte ne paqe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje