Poeti, skenaristi dhe regjizori Petrit Ruka mbush sot 65 vjeç.
Mes urimeve të miqve dhe kolegëve për ditën e tij të lindjes nuk ka munguar dhe urimi i ministres së Kulturës, Elva Margariti.
Në një postim në rrjetet sociale ministra publikon fotot e poetit dhe kujton ditëlindjen e tij.
Ndërkohë në këtë ditë të shënuar për të, poeti Petrit Ruka ka sjellë për lexuesin shqiptar librin “Shami të zeza qiellore”.
Ky libër i tij përmban poezi të shumta të cilat do ta bëjnë lexuesin që “librin mos ta lëshojë nga dora”, por ta mbarojë me një fryme së lexuari. (TemA)
Petrit Ruka, nje bir i nderuar i Tepelenes. Gezuar ditelindjen!